“Çnjerëzore dhe barbare,” Merkel dënon sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit

9 Tetor 2023, 13:15Bota TEMA

“Çnjerëzore dhe barbare,” Merkel dënon sulmet

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dënoi sulmin e nisur nga grupi islamik palestinez Hamas kundër Izraelit të shtunën.

Në një deklaratë për mediat ajo është shprehur se sulmet janë çnjerëzore dhe barbare.

“Unë dënoj sulmet terroriste të Hamasit kundër shtetit të Izraelit në mënyrën më kategorike. Ato janë çnjerëzore dhe barbare.

Mendimet dhe solidariteti im janë me popullin izraelit dhe qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu”- tha Merkel në një deklaratë sot.

Kancelari aktual Olaf Scholz premtoi mbështetjen e Gjermanisë për Izraelin në një bisedë telefonike me Netanyahun dje. Qeveria e tij njoftoi gjithashtu se ndihma financiare e Berlinit për palestinezët do të rishikohej.

1 Komente

  1. H
    Homer

    Kjo eshte hipokrizi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje