Nuk kishin veshur hixhab, burri iranian “lan” me kos gratë në një dyqan

2 Prill 2023, 20:20Bota TEMA

Nuk kishin veshur hixhab, burri iranian “lan” me kos gratë

Dy gra që nuk kishin veshur hixhab janë “larë” me kos nga një burrë në një dyqan në Iran.

Kamerat e sigurisë së dyqanit tregojnë momentin kur dy gratë po blinin diçka dhe burri fillimisht ju flet para se të marrë një shishe kos dhe t’jua derdhë në flokë.

Dy gratë u arrestuan për mos mbajtje të hixhabit. Incidenti është nën hetim dhe burri është arrestuar gjithashtu për një prishje të rendit, thanë zyrtarët iranianë.

Shumë gra kanë sfiduar kodin e detyrueshëm të veshjes si pjesë e protestave që pasuan vdekjen e një gruaje të re në paraburgim, e cila dyshohet se ka shkelur rregullat e hixhabit.

Lini një Përgjigje