VIDEO: Nuk kishin mbuluar flokët me shami, sulmohen dy gratë në Iran

2 Prill 2023, 13:23Bota TEMA

VIDEO: Nuk kishin mbuluar flokët me shami, sulmohen dy gratë në

Dy gra janë sulmuar në një market në Iran pasi nuk kishin vënë shami. Në video e filmuar nga kamerat e sigurisë të biznesit tregojnë momentin kur njëra prej tyre sulmohet nga një klient.


Incidenti ka ndodhur në Shandiz, qytet në veri-lindje të vendit pranë Mashhadit. Njëra prej grave nuk po mbante shami kurse tjetra nuk e kishte vendosur sipas rregullave.

Pas një debati, në një moment burri në video u derdh kos në kokë të dyja grave përpara se të përballej me shitësin.

Sipas BBC, sulmuesi u arrestua për prishje të rendit publik, por drejtësia iraniane urdhëroi gjithashtu arrestimin e dy grave. Ato akuzohen për shfaqje të flokëve në publik, një veprim që konsiderohet i paligjshëm në vend.

2 Komente

  1. e
    emigranti

    Pervec aktit skandaloz te ketij idioti, me beri pershtypje edhe nderhyrja energjike e shitesit dhe reagimi i qytetareve ndaj ketij akti.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      një këshilltar i kameneit,është ai që ka kërkuar nga njerëz të tillë që të bëjnë atë që shteti u duk që i ranë brekët!!një rracë e poshtër që nuk ka problem të fusë në luftë civile popullin e tij vetëm e vetëm për të mbajtur ndyrësinë e tij!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje