Kina u kërkon fuqive të mëdha të heqin armët bërthamore nga vendet e tjera

2 Prill 2023, 10:45Bota TEMA

Kina u kërkon fuqive të mëdha të heqin armët

Kina u ka bërë thirrje fuqive të mëdha të tërheqin armët bërthamore të vendosura në vende të tjera dhe të anulojnë marrëveshjet relevante me vendet pritëse, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i një lufte bërthamore, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi “Kërcënimet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” të premten, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Geng Shuang, ka thënë se armët bërthamore janë shpata e Damokleut që qëndron mbi kokat e tyre.

“Ne bëjmë thirrje për shfuqizimin e marrëveshjeve të ndarjes bërthamore dhe mbrojmë mosvendosjen e armëve bërthamore jashtë vendit nga të gjitha shtetet që kanë armë bërthamore, si dhe tërheqjen e armëve bërthamore të vendosura jashtë”, ka thënë Geng, sipas një transkripti të postuar në faqen e internetit të misionit të Kinës në OKB.

Geng ka shtuar se vendi i tij është i përkushtuar vendosmërisht ndaj një strategjie bërthamore mbrojtëse dhe ka mbajtur premtimin për “mospërdorim të parë të armëve bërthamore” në asnjë kohë dhe asnjë rrethanë.

2 Komente

  1. D
    Daj Sami me pampers.

    Ka vetem nje problem fare te "vockel", nuk pranon Amerika. Eshte i vetmi shtet qe ka bere nje ekspansion te tille, ne vende te tjera.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhvejku

      Amerika i ka per mbrojtjen e aleateve nga "traktati i vershaves" ku bejm pjese edhe neve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje