Oligarkët kundër Putin: E ka futur vendin në varr, po i shkatërron të gjithë

27 Mars 2023, 14:20Bota TEMA

Oligarkët kundër Putin: E ka futur vendin në varr, po i

Një bisedë mes një oligarku dhe një producenti artistik rus, të cilët kritikojnë presidentin Vladimir Putin është publikuar në mediat ruse dhe ato ukrainase.

Në bisedën në fjalë, miliarderi rus Farkhad Akhmedov dhe producenti Iosif Prigozhin thonë se “Putin ka futur në varr Rusinë”, se ai i ka shkatërruar të gjithë dhe gjithçka, të gjithë vendin dhe të gjithë popullsinë.

Gjatë bisedës, që sipas mediave është bërë dy muaj më parë, interlokutorët kritikojnë lidershipin rus dhe ndajnë të njëjtin mendim mbi perspektivat e zymta të Rusisë.

Gjithashtu, ata shprehen të trembur nga sanksionet dhe tregojnë një pakënaqësi akute për atë që po ndodh lidhur me agresionin ndaj Ukrainës dhe tregojnë në tërësi prirjet e elitës ruse.

“Nuk ka asnjë dyshim që e kanë çuar vendin në djall. Po fajësojnë ministrin e Mbrojtjes për gjithçka. Po e quajnë një fundërrinë, por natyrisht prapa krahëve”, thotë Prigozhin.

Materiali audio ka dalë ndonjë javë më parë, por vetëm tani ka përfunduar në media. Fillimisht ai është publikuar nga gazeta opozitare ruse “Novaya Gazeta” dhe më pas nga ato ukrainase.

Publikimi i tyre vjen pak ditë pasi Parlamenti rus miratoi një ligj që dënon me burg këdo që kritikon luftën në Ukrainë.

3 Komente

  1. B
    Baide ballaidia

    Deri tani po falimentojne banka amerikane dhe zviceriane! Kur te te shoh qe te mungojne ushqimet ne supermarket ne Rusi atehere do besoj qe e ka " çuar vendin ne djall" siç thone mediat! Ukraina ka 20 vjet qe ka deshtuar dhe tani e mbajne vetem parate e taksapaguesve perendimore qe paguajme! Prandaj duhen fakte jo llafet e dy llapaqeneve kapitaliste qe kushedi nuk kane marre ndonje apalt nga shteti!

    Përgjigjjuni

      1. E
        Emigrant

        E cuditeshme te gjith hajduterit e medhenj perkrahen nga amerika

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje