Pagat në BE u rritën me 4.4% në 2022 – Paga mesatare u rrit në 22.9 euro/ora në vendet anëtare

22 Prill 2023, 22:40Bota TEMA

Pagat në BE u rritën me 4.4% në 2022 – Paga mesatare u rrit

Paga mesatare për orë në vendet anëtare të BE-së arriti në 22.9 euro, ndërsa në vendet e eurozonës 2.6 euro më e lartë, në 25.5 euro, në vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi statistikor i BE-së, Eurostat. Krahasuar me vitin 2021, pagat u rritën me 4.4% në BE dhe me 4% në zonën e euros.

Brenda eurozonës, pagat dhe mëditjet për orë u rritën në të gjitha vendet anëtare. Rritjen më të ulët e shënuan Italia, Malta dhe Finlanda +2.3% secila dhe më e madhja nga Lituania +13.4%, Estonia +8.8% dhe Kroacia +8.7%. Greqia ishte nën mesataren e BE-së me një rritje prej afërsisht 4.2%, në vendin e 18-të në renditjen e përgjithshme të shteteve europiane.

Për sa u përket vendeve jashtë zonës së euros, pagat për orë dhe pagat e shprehura në monedhën kombëtare gjithashtu janë rritur në të gjitha vendet. Ato u rritën më pak në Danimarkë +2.2% dhe Suedi +3.0% dhe më shumë në Hungari +16.4%, Bullgari +15.5%, Rumani +12.3% dhe Poloni +11.7%.

Në BE, aktivitetet ekonomike që shënuan rritjen më të lartë të pagave vjetore në vitin 2022 ishin: Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 6.4%, furnizimi me energji elektrike, gaz dhe ajër të kondicionuar si dhe Aktivitete financiare dhe sigurimesh, të dyja nga 5.6%.

4 Komente

  1. B
    Bardha

    Reno se u rritet hunda se kjo ashte paga bruto qe llogoritet firmave dhe paso u hiqet taksat dhe siguracionet mbetet gati gjysma,mos mashtroni se dhe cmimet u rriten 20 perqind plus inflacioni 10 deri 12 perqind dhe mos servisni genjeshtra se keshtu sic thoni ju i takon te paguhet nje puntor 3500 euro ne muaj qe nuk ndodhe kurre

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito

      Mos genjeni kaq shum se late nam. Paga mesatare e nje puntori eshte reth 8 € ora ne Itali nese i shtojme edhe 22,9 € vete 31 € ora. Nje ndermarjeje qe zhvillon aktivitetin e saj ne kantjeret e ndertimit te anijeve eshte e lumtur nese i bie mesatarja nga 25 ne 28 € ora. Pra ndermarja duhet te shtoje nga 3 deri 6 € per te paguar puntoret. Ju lutem informouni mire para se te shkruani se i bie qe jeni ju gazetaret qe po deboni shqiptaret nga Shqiperia jo qeveria qe akuzoni

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kritiku

        Jeni me shume se injorante, jeni llum i gazetarise. Perse shkruani gjera te tilla tendecione? Nuk eshte e vertete kjo qe shkruani qe ne vendet e eurozones qena paga mesatare 25,5 € / ore. Me kete gje qe ju beni i genjeni shqiptaret dhe iu ndertoni nje perfytyrim te rreme, sikur ne Europe eshte parajsa. Sepse shume shqiptare mendjeshkurter kur lexojne keto gjera, fillojne dhe krahasojne rrogen qe marrin ketu dhe u shkon menda per emigrim. Kur shkojne ne vendet e Europes shikojne nje realitet komplet tjeter me ate qe kishin enderruar. Shume nuk kthehen sepse nuk e ulin hunden dhe te pranojne qe bene gabim me ikjen dhe vazhdojne te bejne punet me te rendomta vetem qe te mos kthehen ne Shqiperi. Nuk mund te flitet per paga mesatare por per ato minimalet sepse aty mbeshtetet edhe llogaria nese ia vlen qe te punosh apo jo. Beni nje shkrim per pagat minimale ne Europe dhe duke i llogaritur se sa jane shpenzimet fikse per çdo muaj. Problemi eshte se sa te mbesin ne fund nga paga duke paguar nje here shpenzimet fikse dhe pastaj sa paguhet per ushqimin. Ketu duket mireqenia e njerezve dhe jo sa rroge marrin.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kritik palla

          O kaish gomari , ke bere ndonje dit pune ti ore bajge ?? Apo kruan hundet tere diten , kupton se cshkruan ??? Gjithe Bota llogarit pagen mesatare qe del nga ajo max dhe mini , ti na tregon ate minimalen ....si thua ??" nuk mund te flitet per paga mesatare por per ato minimale sepse aty mbeshtetet dhe llogaria nese ja vlen te punosh apo jo ????? Paske rjedhur ti ore gaxhgaun qe na ben te shumditurin , do jesh nje dybek i teri ti qe ske shokun ....ne fillim kur futesh ne pun mer pagen minimale , pastaj me kalimin e kohes dhe me eksperiencen dhe vitet e saj rroga ritet , kjo eshte baze ne cdo lloj sistemi dhe cdo lloj mardhenie pune kudo qe te shkosh ....po ti ore leshko qenke kokra e mullarit dhe nje dembel klasik qe sa te shkosh ne pune dashke pagen maksimale ....e keshtu te varin bolet ne qaf ti tundesh tere diten ....pizeveng

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje