Papa kërkon ‘çarmatosjen’ e Inteligjencës Artificiale: Njerëzimi rrezikon të ndërtojë një ‘Kullë të Babelit’

25 Maj 2026, 20:20Bota TEMA

Papa kërkon ‘çarmatosjen’ e Inteligjencës

Në dokumentin e parë të madh teologjik të pontifikatit të tij, Papa Leoni XIV ka lëshuar një thirrje urgjente globale për rregullimin e Inteligjencës Artificiale (AI).

Përmes enciklikës së titulluar “Magnifica Humanitas” (“Njerëzimi Madhështor”), Ati i Shenjtë paralajmëroi se teknologjia po ushqen konfliktet botërore dhe këmbënguli që kontrolli i saj nuk duhet të mbetet në duart e “një pakice”.

Në një lëvizje që thyen traditën shekullore, Papa i parë amerikan e prezantoi personalisht dokumentin prej 235 faqesh në Vatikan, i shoqëruar nga Chris Olah, bashkëthemelues i kompanisë së njohur të AI, Anthropic.

Duke u mbështetur në rrëfimin biblik, Papa Leoni XIV paralajmëroi se me zhvillimin e pakontrolluar të AI, njerëzimi rrezikon të ndërtojë një “Kullë të Babelit”, një përpjekje për të krijuar një pushtet të vetëm që dominon dhe në fund “zhvlerëson njerëzoren”.

Papa kërkoi që teknologjia t’u nënshtrohet “kornizave të rrepta ligjore dhe mbikëqyrjes së pavarur”, duke mbrojtur vendet e punës dhe dinjitetin e personit. Ai kritikoi ashpër rrymat si “trans’humanizmi” dhe “post’humanizmi”, të cilat kërkojnë të mjegullojnë kufijtë midis njerëzve dhe makinave.

“Ne nuk mund ta konsiderojmë Inteligjencën Artificiale si moralisht neutrale”, shkruan Papa. “Çdo mjet teknik mishëron zgjedhje dhe prioritete përmes asaj që mat, injoron apo optimizon”.

Përtej teknologjisë, enciklika prek krizat e thella që po kalon njerëzimi. Papa Leoni XIV deklaroi se doktrina e hershme e krishterë e “luftës së drejtë” është tashmë e vjetruar, duke theksuar se forca ushtarake mund të përdoret vetëm për “vetëmbrojtje në kuptimin më rigoroz të saj”.

Sipas tij, përdorimi i armëve ka pasoja katastrofike për civilët dhe “ndërtimi i një bote në gjendje konflikti të përhershëm është një e keqe që duhet emëruar si e tillë”. Ky qëndrim vjen pas përplasjeve verbale me administratën e Presidentit amerikan Donald Trump dhe deklaratave të Zëvendëspresidentit JD Vance, i cili i kishte kërkuar Papës “të bënte kujdes kur fliste për teologjinë”, pas kritikave të ashpra të Vatikanit ndaj sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael në Iran.

Data e nënshkrimit të dokumentit, 15 maj 2026, nuk është e rastësishme. Ajo përkon saktësisht me 135-vjetorin e enciklikës “Rerum Novarum” të Papës Leoni XIII (1891), e cila mbrojti të drejtat e punëtorëve gjatë Revolucionit Industrial. Papa aktual theksoi se “Magnifica Humanitas” synon t’i përgjigjet një tjetër revolucioni industrial, atij të inteligjencës artificiale.

3 Komente

  1. K
    Koment

    Në BIBËL thuhet te Luka 18:22 Si e dëgjoi, Jezusi i tha: ''Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq''. 23 Por ai, kur i dëgjoi këto gjëra, u trishtua shumë, sepse ishte shumë i pasur. 24 Atëherë Jezusi, kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha: ''Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë! 25 Sepse është më lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë''. ________________________________ Ndërkohë pasuritë e Vatikanit janë me miliona euro.____________________ Janet Nguyen “Market Place”. Sa pasuri zotëron Kisha Katolike dhe Vatikani? Sipas disa përllogaritjeve, Kisha Katolike e drejtuar nga Selia e Shenjtë në Vatikan zotëron 73 miliardë dollarë në asete. Kjo e bën kishën thuajse aq të pasur sa miliarderi amerikan Majkëll Blumberg, dhe më të pasur sesa shtete si Bregu i Fildishtë, Uzbekistani apo Kroacia. Me 1.36 miliardë anëtarë në mbarë botën, besimtarët katolikët përbëjnë grupin më të madh fetar në planet. Kisha Katolike zotëron pasuri të mëdha, duke përfshirë miliarda pasuri të paluajtshme dhe disa arte të paçmueshme, për të mos përmendur Bankën e Vatikanit. Por financat e saj janë kryesisht sekrete. Për këtë arsye ekspertët thonë se përllogaritja e saktë e kësaj pasurie të pamasë është pothuajse e pamundur. Gjithsesi në disa vende si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, kishat kanë sisteme të decentralizuara ekonomike, thotë Xhejzën Berri, gazetar investigativ që ka shkruar librin “Jeta sekrete e parave më Kishën Katplike”. “Vetëm Kryepeshkopata e Nju Jorkut ka kaq shumë kisha, shkolla, spitale dhe zotëron shumë pasuri të paluajtshme. Por shumë pak nga dioqezat bëjnë publike pasqyrat e tyre financiare”- thekson Berri. Një investigim i vitit 2018 nga gazeta australiane “The Age”, zbuloi se asetet dhe investimet e Kishës Katolike Australiane në shtetin e Viktorias, kishin një vlerë prej më shumë se 9 miliardë dollarë australianë. Gazeta llogariti se në total kisha në Australi zotëron më shumë se 30 miliardë dollarë australianë në asete. Kjo shumë është afro 25 miliardë dollarë amerikanë. “Bazuar në këto shifra, Kisha është padyshim pronarja më e madh e pronave joqeveritare”- thekson gazeta. “Handelsblatt”, një gazetë gjermane, shkroi gjithashtu në vitin 2017 se dioqezat katolike të Gjermanisë zotërojnë pothuajse 33 miliardë dollarë amerikanë asete. Ndërkohë në SHBA vetëm Kisha e Trinitetit ka një portofol me vlerë 6 miliardë dollarë, raportoi “The New York Times” në vitin 2019. Kjo shifër afërsisht 7 miliardë dollarë këtë vit nëse përshtatet me inflaiconin. Gazeta theksonte se kjo kishë është një zhvilluese e pronave të pa paluajtshme duke “kontrolluar qiratë në toka dhe hapësirat e zyrave me qira në ndërtesat që zotëron”. Ndërkaq të dhënat financiare të vitit 2021, tregojnë se Instituti për Punët e Fesë, i njohur më shumë si Banka e Vatikanit, pati një fitim neto prej 18.1 milionë eurosh dhe kishte një total prej afërsisht 2.8 miliardë euro në asete, që arrin në më shumë se 3 miliardë dollarë nëse përshtaten sipas inflacionit. Banka e Vatikanit ka qenë në qendër të disa skandaleve financiare. Ndaj vitet e fundit, kisha është përpjekur ta reformojë atë. Vitin e kaluar, ish-Ministri i Financave i Vatikanit, Atë Huan Antonio Guerrero Alves, foli me ‘Vatican News’ për pasqyrat financiare të Selisë së Shenjtë për vitin 2021, duke zbuluar se ajo kishte 3.9 miliardë euro në total asete ose gati 5 miliardë dollarë. Nga ana tjetër në Vatikan ndodhen dhjetëra mijëra vepra arti në 26 muzetë e tij, përfshirë Kapelën Sistine, e cila përmban vepra nga disa prej artistëve më të njohur në histori. Aty gjendet edhe afresku i Rafaelit “Shkolla e Athinës”, dhe afresku i Mikelanxhelos “Krijimi i Adamit”. Në vitin 2004, një kontabilist i Vatikanit tha se Bazilika e Shën Pjetrit dhe Kapela Sistinë ishin të paçmueshme). Tregtari i veprave të artit Robert Sajmën, pronar i “Robert Simon Fine Art” në Nju Jork, thotë se disa nga pikturat mund të vjenë 40-50 milionë dollarë. Ashtu si për pasuritë e tjera të kishës, Simon tha se përpjekja për të vlerësuar vlerën e veprave të artit që zotëron aktualisht Kisha Katolike është një detyrë gati “e pamundur”. Pronat e Kishës Katolike në mbarë botën shtrihen në gati 717.426 km katrorë, ose sa mëdhasia e shtetit të Teksasit në SHBA, thotë Xherald Pozner, autor i librit “Bankierët e Zotit: Histori e parave dhe pushtetit në Vatikan”. Sipas tij këtu përfshihen ambasadat, kishat, katedralet, shkollat ??dhe manastiret. Dhe disa nga ato pasuri të paluajtshme kanë një vlerë shumë të lartë. Pozner merr si shembull Katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork. “Imagjinoni se sa do ta vlerësonte një ndërtues atë tokë që ndodhet në zemër të Fifth Avenue. Pra flasim për miliarda e miliarda dollarë në aspektin e pasurive të paluajtshme”- vë në dukje ai. Kisha Katolike ka një histori 2 mijëvjeçare, dhe ka ushtruar historikisht një pushtet të madh mbi njerëzit dhe shtetet. Selia e Shenjtë në Vatikan vlerësohet se zotëron mbi 73 miliardë dollarë në para dhe pasuri të paluajtshme dhe vepra arti. Por financat e saj janë kryesisht sekrete, ndaj është e pamundur një përllogaritje e saktë. Një investigim i disa viteve më parë, zbuloi se Kisha Katolike Australiane zotëron një pasuri prej më shumë se 30 miliardë dollarësh australianë. Një media gjermane pretendoi në vitin 2017 se dioqezat katolike të Gjermanisë zotëronin pothuajse 33 miliardë dollarë amerikanë asete. Në SHBA vetëm Kisha e Trinitetit zotëron 6 miliardë dollarë asete. Të dhënat e vitit 2021, tregonin se Banka e Vatikanit mban më shumë se 3 miliardë dollarë asete. Këtu nuk llogaritet vlera e dhjetëra mijëra veprave të arti në 26 muzetë e tij, përfshirë Kapelën Sistine, e cila përmban vepra nga disa prej artistëve më të njohur në histori. Sipas një vlerësimi tjetër, pronat e Kishës Katolike në mbarë botën shtrihen në një sipërfaqe 717.426 km katrorë./ Përshtatur në shqip nga CNA._______________________________ https://www.cna.al/blog/sa-pasuri-zoteron-kisha-katolike-dhe-vatikani-i373304

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      ça ke dash me thënë me këtë idiotësi që ke shkruar(kopjuar)??e më pas me atë që ke shkruar në komentin e dytë si "Five company"!duhet të kesh shkuar për lesh mor trap!!zgjohu nga gjumi se dhjeve tërë krevatin!!

      Përgjigjjuni
    2. F
      Five company

      Interesant komenti i artikullit per titullin e artikullit... Dikur para shume vitesh kur kisha shoqeri, per ti ftuar ne " Perandorine time" ( gjithesecili nga ne ka nje perandori emocionale afektive), raportet ishin reciproke. Krimbi i " Perandorise materialiste nuk ekzistonte..), kur krimbit msterialist iu formezua koka dhe qellimi, fillova ta konsideroja shoqerine time njerezore ne sensin: " Same shume shoqerohem me to, aq me shume ndjej vetmine, aq me shume kam nevoje per kufje dhe muzike te mos i degjoj.."! Dhe filloi dalengadale kulla e Babelit te krijonte katet e saj drejt eleminimit shkalle shkalle, muzikes, filmit, artit, sportit, derisa une vazhdoja ne menyre konstante " te fiksoja veten ne aternativa qe do zevendesonin shoqerine njerezore..Dhe erdhi momenti, para disa vitesh, ne sensin: " Sa me shume flas me njerezit, aq me shume traumatike behem dhe aq me shume dua kafshet..!" Por tashme krimbi materialist i kulles gllaberoi pikerisht edhe ate qenje qe nuk e ka idene e rendesise materialiste te miliardave dhe bilionave, u zgjerua biznesi per kafshet dhe u be rrjet luxuries, per te shrytezuar dhe perfituar mbi traumat familjare dhe njerezore qe nuk arrinin te gjenin afeksionin e munguar ne cift, familje, shoqeri, etj... Cfare deshiroj te shpreh??! Kullen e Babelit e ndertoi epshi materialist njerezor per nje vet- traume te shoqerise njerezore....Ku e drejtoi kulla e Babelit majen e saj " Stairs Sky to Heaven " or Stairs Sky to Hell.... Kjo traume e shoqerise njerezore ne vetvete quhet vetsakrifikim....Gezuar Kurban Bajramin!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje