Skandali seksual në spitalin e Piacenzas në Itali: Zbardhen detaje shokuese, një infermiere prej 10 vitesh nën torturën e mjekut

25 Maj 2026, 12:35Bota TEMA
Skandali seksual në spitalin e Piacenzas në Itali: Zbardhen detaje

“E shtyu pas murit dhe më pas i futi duart nën rroba.” “E preku në gjoks dhe në të pasme.” “Kreu marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të viktimës.” Një përmbledhje e vërtetë tmerri, plot detaje tronditëse.

Për vite me radhë, shefi i repartit të Radiologjisë në spitalin “Guglielmo da Saliceto” të Piacenza-s dyshohet se e kishte shndërruar zyrën e tij në një strofkë shfrytëzimi. Gjatë orarit të punës, ai dyshohet se ka ngacmuar dhe dhunuar seksualisht kolege, teknike radiologjie dhe infermiere. Profesor Emanuele Michieletti, një autoritet në fushën e radiologjisë me dhjetëra botime dhe vlerësime shkencore, tentonte praktikisht me të gjitha. Por pas imazhit publik, sipas hetuesve, fshihej një grabitqar seksual.

Që në momentin e arrestimit, më 6 maj 2025, akuzat ndaj tij ishin jashtëzakonisht të rënda. Aq sa ai u shkarkua menjëherë nga detyra dhe u pezullua nga profesioni. Pak ditë më parë përfunduan hetimet paraprake dhe nga dokumentet e dorëzuara nga Prokuroria e Piacenza-s shfaqet një histori tronditëse. Ajo që hapi kutinë e Pandorës mbi atë që ndodhte në repartin e drejtuar nga profesori Michieletti ishte një mjeke guximtare.

Duke sfiduar frikën dhe ligjin e heshtjes që mbretëronte në spital, ajo i kishte rrëfyer të gjitha në polici. Përgjimet më pas siguruan provat, duke mundësuar zbulimin e dhunave të tjera. Denoncimi i parë pasoi një të dytë, i cili më vonë u tërhoq nga viktima. Por në përfundim të hetimeve paraprake, rastet e dyshuara të dhunës janë me dhjetëra dhe numërohen të paktën tetë viktima. Nga këto, pesë kanë paraqitur edhe padi formale. Disa prej tyre asistohen nga avokatët Daniele Pezza dhe Paolo Tosoni.

Që para një viti, kamera e fshehur në tubacionin e kondicionerit kishte dokumentuar “32 raste dhune seksuale brenda 45 ditëve”. “Duke përjashtuar ditët e festave dhe pushimet, ai tentonte praktikisht çdo ditë”, thanë hetuesit. Tani, falë dëshmive të viktimave, prokurorët kanë rindërtuar edhe rastet përpara vitit 2025. I pari është pikërisht ai i radiologes që u rebelua.

“Më 21 nëntor 2024, në orën 11:30, ajo shkon në zyrën e shefit për të folur për pushimet”, thuhet në dokumente. “Ai, pasi mbylli derën me çelës, e kapi nga shpatullat dhe e shtyu pas një biblioteke... duke e mbajtur nga njëri krah, fërkohej pas pjesëve të saj intime dhe e puthte me ngulm në qafë...”. Vetëm mbërritja e një personi që i ra ziles “i mundësoi mjekes të shkëputej dhe t'ia mbathte”.
Me mënyra analoge ai tenton më 9 dhjetor me një kolege tjetër. “E mban të palëvizur, e ul sipër vetes, e prek në pjesët intime...”. Një tjetër mjeke ka raportuar se që në vitin 2015 Michieletti nuk ishte mjaftuar me fërkimet, por “kishte ulur pantallonat para saj... duke u përpjekur më pas ta prekte”. Shumë dëshmi mbivendosen duke përshkruar mënyrën se si vepronte shefi. Sjellje që duken si të një personi që nuk ishte më në gjendje të kontrollonte impulset e vazhdueshme seksuale.

Në vitin 2020, përpara një teknike radiologjie që kundërshtonte prekjet e tij, “ai uli pantallonat... duke i thënë me krenari: ‘Shiko çfarë efekti më bën’“. Profesor Emanuele Michieletti dyshohet se kishte vazhduar ta ngacmonte kolegen edhe kur gjendeshin bashkë në sallën e diagnostikimit. Gjatë periudhës së Covidit, një tjetër mjeke dyshohet se u “detyrua të kryente marrëdhënie seksuale mbi tryezën e zyrës”.

Dhe më pas është rasti i një infermiereje. Dhunë degraduese që vazhdonte prej dhjetë vitesh. “Disa herë në muaj”, shkruajnë prokurorët, “kur kishte nevojë të shfrynte epshet e tij, e kapte, e çonte në zyrën e tij dhe e detyronte të kryenin marrëdhënie seksuale”.

Mjeket dhe infermieret ishin të gjitha të kushtëzuara rëndë “nga imazhi i tij si një njeri i fuqishëm dhe i mbrojtur nga drejtoria shëndetësore”. “Një herë që infermierja kishte tentuar t'i thoshte të ndalonte, ai e kishte kërcënuar duke i thënë të bënte shumë kujdes me atë që bënte”. Një detaj jo i vogël: reparti i profesor Michielettit ishte avangardë në trajtimin e kancerit të gjirit dhe patologjive të tjera edhe më të rënda. Gjatë ditëve të tij të punës, shefi kalonte nga diagnozat delikate te dhuna seksuale.

Pasi kreu gjashtë muaj arrest shtëpie, Michieletti është kthyer në punën e tij, ndonëse në një klinikë private. Urdhri i mjekëve në fakt ka shfuqizuar pezullimin. “Do të lexojmë aktet”, thotë avokati i tij, Pietro Roveda, “dhe brenda njëzet ditëve do të paraqesim argumentet tona. Nuk kemi vendosur ende nëse do ta lejojmë klientin tim të merret në pyetje”./Corriere della Sera

20 Komente

  1. D
    Dire_._..._...Straits

    Italian bythqira! Mjek. mjek i vertet, human, nxenes besnik dhe I zellshem i Hipokratit, tani ne moshen e rinse se mesme dr pr Sali Berisha, per inat te Mero qerosit dhe Palloshit me çitjane eshte rikonfirmuar nga gjithe demokratet e botes si kryetar I tyre, eshte i vetmi qe nuk ka prekur cica infermjerje gjat punes se tij brilante si mjek dhe si kryetar I lavdishem partie.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Brucco

      Ti komentatori i pare.Pyete njehere gruan ,sa per siguri.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vflp

        Italiano in generale e una razza bastonata li piace la figura del capo, se vedi in tutta Europa e lunica popolazione che non protesta mai li impongono da piccoli a ubbidire e ad aver paura del potere, tipo carabinieri polizia ect ect. Quando hanno bisogno li dicono di chiamare le forze del ordine che a sua volta son peggio dei capi e lo chiamano civiltà .... Hanno distrutto le comunità la famiglia e la dignita del popolo lo stato non ha limiti atacca tutti senza principi. Quando crei questo tipo di gregge il potere ha benefici la popolazione subisce tutto, questo e il risultato un porco approfitta per anni e nessuno alza la testa per legarlo come un maiale e dargli fuoco. Verso questa direzione si va anche in Albania se volete la cosiddetta civiltà europea.

        Përgjigjjuni
      2. F
        FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

        SLLOBODANKEN, pervec ish kardiologut dhe ministritAnli Alushani sa jà Kane QIRE..!? PYETJA VLEN EDHE PER Linden e psiko rames dhe per Ty si B.Q

        Përgjigjjuni
        1. U
          Universi shpresa ime

          Hahahahaha. Ja kalove meros

          Përgjigjjuni
        2. F
          FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

          SLLOBODANKEN, pervec ish kardiologut dhe ministritAnli Alushani sa jà Kane QIRE..!? PYETJA VLEN EDHE PER Linden e psiko rames dhe per Ty si B.Q

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komedianet

            as ty nuk te paska prekur ai qe u zgjodh pa gare i vetem,qe te mos i permendim emrin se sna ze gjumi. Thjesht te paska perdhunuar trurin!

            Përgjigjjuni
          2. p
            popull

            Nuk thone kot se rroga e gruas eshte harram.

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1997

              ndoshta e thone ata sumqimet bythperpjete.

              Përgjigjjuni
              1. g
                ganiu

                E ka gruan prostitutë dhe paret e saj i pi alkohol, prandaj thotë se është haram.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sulltan

                  për juve kaurrët e pat se sumqirët nuk i çojnë gratë te punojnë.

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Taku

                  Epo mire ti mbylle ne pus tenden edhe ik ngri bythen lart ne xhami

                  Përgjigjjuni
                3. d
                  dire Diareja

                  Te tridhet ose ti shtypen Koqet me cekic. Ne burg tja shqyejne bythen. Nuk e di si mendon Dire Straits.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Iliri

                    Edhe nje kinez kishte ren nga pallati dhe kishte dhjet kalamaj te cilet kane ngel pa buke ...... po pse mlidhni gjithe hallet e botes e na helmoni ne sikur skemi hallet tona

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      X

                      Skandal. Rraseni ne burk kete plehre

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fshatari

                        Eshte ky rasti i vetem qe te bej kaq buje sa te botohet tek Tema ne Shqiperi? Haruat Epstinin dhe ata qe bashkpunuan me te? Po prifterinjte katolike I harruat? Po bandat muslimane me femijet ne Angli? E keshtu me rradhe. Po me Shqiperi?

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xp

                          Eh eh sa pajdhin e ka qirê ky garipi aq të mira paqim. Asgje ska ndodhë nëpërmjet perdhunimit por nëpermjet benefiteve të profesonalitetit. Duhet të Kaloshi nga shtrati per të arritur atje ku deshiron ose duhet paguar shtrenjtë (meshkujt kuptohet) per tu ngjitur ne karrierë. Femrat janë me fat sepse kanë dyqanin kurse mashkullit i rrjepet lekura e kokës per te arrit atë që duhet.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nga Me too …

                            Pallë të fortë paska pasur … të shumtat e kane bërë me qef … disa nuk morën atë që prisnin … dhe ja futën ..

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xy

                              Mas 10vjet i paska ra nermen me denomcue, tash kur pajdhi ja ka nis me ju vyshk si kumbull ashavi e spo ja haje doktori kur ka kumbulla te fresketa e haj te denoncojme….popo plaka sa ishit te reja ja qilshit kuleten pa ju pyet tash kapnjani koqet…

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Po …

                                Iku me pallë të ngopur … e ka radhën bitha ne burg ..

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje