"Parada e turpit" në Gjermani: Autokolonë me makina kundër urrejtjes ndaj rusëve

4 Prill 2022, 00:00Bota TEMA

"Parada e turpit" në Gjermani: Autokolonë me makina

“Parada e turpit”, kështu e përcakton “Bild”, një nga tabloidët më të njohur gjermanë paradën me qindra makina që u mbajt dje në Berlin.

isa orë pas publikimit të imazheve të Bucha-s, “rreth 900 persona” – sipas gazetës – morën pjesë në një autokolonë me makina, me flamuj rusë dhe pankarta që shkruanin “mjaft me urrejtje ndaj rusëve”.

Eksponentët e SPD-së dhe CDU-së kritikuan paradën, autorizimi i së cilës – siç raporton “Bild” – u kërkua nga një person fizik (emri i të cilit nuk përmendet) me motivacionin “ndërprerjen e propagandës në shkolla, garantimin e mbrojtjes për rusishtfolësit, parandalimin diskriminim”.

Kujtojmë se 67 ukrainas të vrarë u varrosën në territorin e kishës në Bucha.

Disa viktima të pushtuesve rusë nuk mund të identifikoheshin.

Në mbrëmje, informacioni u shfaq nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës për çlirimin përfundimtar të të gjithë rajonit të Kiev-it nga okupatorët rusë.

Kufomat e viktimave të pushkatuara ishin shtrirë buzë rrugës, të cilat pushtuesit nuk kishin kohë t’i digjnin.

2 Komente

  1. C
    Cudia

    Keta ruse do kishin bere mire te vinin dhe flamurin e Ukraines bashkë me te Rusise ne solidarizim te viktimave. Dmth, keta ndjehem keq pse shahen ruset dhe jo pse vdesin ukrainasit. Njerez te pacipe!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      gabim ishte lejimi i këtij aktiviteti!! këta nuk dolën se janë të pafajshëm,por thjeshtë se e dinë që kanë mundësi të përfitojnë nga liria e fjalës që kanë në perëndim,atë që nuk e kanë në shtëpinë tyre!!ky është ndryshimi mes perëndimit dhe diktaturës!! e njëjta gjë me ISISjanët,prisni fyte njerzish e i digjnin të gjallë,por sapo kapeshin rob nga perëndimorët!?kërkonin të drejtat e njeriut!! është paradoks por ky është kuptimi i demokracisë!dhe kur nuk na pëlqen,prapë dhe krimineli më i ndyrë ka të drjetën e tij si gjithë të tjerët!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje