Një përballje e hapur ushtarake mes Izraelit dhe Iranit po cilësohet gjithnjë e më shumë si çështje kohe, sipas një raporti të publikuar nga The New York Times, i cili citon burime të shumta në Lindjen e Mesme dhe në agjencitë perëndimore të inteligjencës.
Sipas gazetës, rezervat bërthamore të Iranit – që përmbajnë uranium të pasuruar në nivele të larta, të mjaftueshme për prodhimin e deri në 11 armë bërthamore – janë bërë një pikë e errët e tensioneve të reja.
Teherani pretendon se materiali ndodhet nën rrënojat e objekteve të shkatërruara nga sulmet ajrore izraelite.
Por zyrtarët izraelitë besojnë se Irani ka zhvendosur fshehurazi uraniumin në një vendodhje tjetër, larg syve të inspektorëve ndërkombëtarë dhe jashtë rrezes së goditjeve.
Një objekt i ri, i fshehtë nga inspektorët ndërkombëtarë
Raporti i NYT thekson gjithashtu se Irani po punon për një objekt të ri pasurimi, ndoshta në thellësi të maleve, ku Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) nuk ka më akses.
Kjo ka alarmuar jo vetëm Izraelin, por edhe shtetet e Gjirit Persik, që shohin një përshkallëzim të pashmangshëm në horizont.
Një diplomat nga një vend i Gjirit, cituar nga gazeta, u shpreh se “çdo ditë që kalon pa marrëveshje, e sjell rajonin më afër luftës”.
Frikë për një goditje të re izraelite
Burime në Tel Aviv thonë se Qeveria izraelite e cilëson “të papranueshme” që Irani të ketë sasi të tilla uraniumi të pasuruar dhe po përgatit çdo skenar, përfshirë edhe një operacion ushtarak parandalues.
Në muajt e fundit, Izraeli ka kryer disa sulme të targetuara në territorin iranian dhe sirian, të cilat sipas analistëve kishin për qëllim ngadalësimin e programeve ushtarake iraniane dhe pengimin e transferimit të teknologjisë në grupe aleate si Hezbollahu.
Nga ana tjetër, Teherani paralajmëron se çdo sulm i ri do të marrë “një përgjigje të gjerë dhe të ashpër”, duke përfshirë goditje ndaj objektivave izraelite dhe amerikane në rajon.
Ky Ayatollahu me nje dore do ta luftoje Izraelin?! LoL
Irani ka dhjetra vite (qe nga ardhja e islamisteve ne pushtet ne 1979), qe zyrtarisht dhe hapur fare i ka deklaruar lufte Izraelit. Zyrtarisht Irani ka kerkuar dhe kerkon ZHDUKJEN e shtetit te Izraelit nga kjo bote! Ka dhjetra vite qe e kerkon dhe perpiqet ta beje kete. Te gjitha organizatat terroriste islamike rreth Izraelit dhe jo vetem, jane formuar, kane patur dhe kane mbeshtetjen e Iranit. Kete e thote dhe vete Irani, nuk ka ndonje dyshim per kete. Keshtuqe te jeni te qarte : Izraeli nuk " do nise nje lufte tjeter kunder Iranit", se luften ka vite qe e ka nisur Irani vete, pra lufta eshte ekzistente. Ajo qe ka premtuar Izraeli eshte se mashat nazi-islamiste ne rajon, qe mbeshteten nga Irani, tashme do shkaterrohen plotesisht. S'ka me asnje shanc mbijetese per ta. Edhe vete Iranit drejperdrejt, do te ti thyehen brinjet deri atje, sa s'do marre me fryme dhe ne Iran ne pushtet do vijne forca te tjera politike! Dhe ashtu ka ndodhur tashme, Hamasi dhe Hezboullahu kane shkuar per lesh, ndersa ne qershor brenda 12 ditesh Izraeli e shkaterroi te gjithe sistemin berthamor te Iranit dhe te gjithe sistemin mbrojtes kunder-ajror te Iranit. Sot Irani nga ajri eshte “pa breke ne bythe”, mund t’ja fuse Izraeli kur dhe ku te doje!!! Te jeni te sigurte, pushteti islamist ne Teheran i ka ditet e numeruara! Se shpejti Irani do CLIROHET dhe do futet ne rradhet e vendeve te civilizuara te botes, aty ku e meriton populli i lashte Pers!
Ne ate kohe kur u krijua shteti Izrael Irani ishte shteti i pare qe e njohi por Izraeli nuk e mbajti fjalen dhe donte edhe ma teper dhe filloj luftera sidomos ndaj Palestinezeve qe ti zhdukte nga vendlindja por sa i perket armeve berthamore qe kontrollohet nderkombetarisht pse pra keta nuk kontrollojn Izraelin bile edhe nuk lejohen te kontrollojne dhe kesaj i thone bota e drejte (ma e shtrember nuk mundet te behet )Le te plas lufta dhe le te zhduken te gjith nese e perballojne dote fitohet edhe e drejta e Femrave.
O Gomar Igor, asnje lufte nuk ka nisur Izraeli! Te gjitha jane nisur nga arabet, te cilet i kane humbur TE GJITHA! O analfabet dhe injorant klasik, shko lexo ndonje rresht ...