“Partizanët” rus flasin për gazetarët e huaj, tregojnë hapat e radhës kundër Putin

24 Maj 2023, 20:40Bota TEMA

“Partizanët” rus flasin për gazetarët e huaj,

Luftëtarët e dy grupeve që morën përgjegjësinë për sulmin e armatosur në territorin rus të Belgorodit “Korpusi Vullnetar Rus” dhe “Legjioni i Lirisë së Rusisë” mbajtën konferencën e parë për shtyp në një zonë pyjore në Ukrainën veriore, pranë kufirit për t’iu përgjigjur interesit të gazetarëve për lëvizjet brenda Rusisë kundër presidentit Putin.

Ushtria ruse deklaroi dy ditë më parë se kishte shpartalluar militantët që sulmuan rajonin kufitar rus të Belgorodit duke vrarë më shumë se 70 “nacionalistë ukrainas” dhe shtyrë pjesën e mbetur përsëri në Ukrainë.

Luftëtarët pozuan para një turme të madhe gazetarësh të mbledhur, të armatosur rëndë dhe me flamuj në duar.

Udhëheqësit e grupit deklaruan për gazetarët se sulmi në Belgorod ishte hapi i parë dhe se ata do të kryenin më shumë inkursione në territorin rus në të ardhmen.

Grupet u krijuan gjatë “operacionit special” të Rusisë dhe tërhoqën luftëtarë vullnetarë rusë që dëshironin të luftonin së bashku me Ukrainën dhe të rrëzonin Presidentin Vladimir Putin.

Megjithëse Kievi ka mohuar të ketë gisht në këto sulme, analistët mendojnë se aksioni më i madh ndërkufitare nga Ukraina, ishte me siguri i koordinuar me forcat e armatosura të këtij vendi ndërsa përgatitet të rimarrë territorin përmes një kundërofensive të paralajmëruar prej disa ditësh.

4 Komente

  1. D
    Dardan

    Bravo, Krimineli Nderkombetar Putin Hitleri do te zhduket nga populli i madh liridashes rus.

    1. PER ATDHETARET PA ATDHE.

      Keta jane ukrahinas rusishtfoles qe duan te organizojne luften ne prapavijat Ruse.

      1. PER ATDHETARET PA ATDHE.

        Keta jane ukrahinas rusishtfoles qe duan te organizojne luften ne prapavijat Ruse.

        1. a
          anti25642654censurë

          pra janë ata ukrainas,70%,që do mbështesnin agresionin e putanës?? se unë kështu e kuptoj!!ndoshta janë nga ata "rusë" që jetojnë brënda kufijve rusë,që kanë jo vetëm gjak ukrainas por dhe urrejtjen për një diktator muti!!

        Lini një Përgjigje