Inteligjenca Artificiale shkakton panik, krijon foton e një sulmi në Pentagon

23 Maj 2023, 17:18Bota TEMA

Inteligjenca Artificiale shkakton panik, krijon foton e një sulmi në

Një fotografi false për një sulm ndaj Pentagonit, që mendohet të jetë krijuar nga Inteligjenca Artificiale u përhap me shpejtësi në internet duke shkaktuar panik te njerëzit dhe rënie të bursave.

Sipas Zërit të Amerikës, postimet në rrjetet sociale shkaktuan edhe një tronditje të shkurtër në tregun e aksioneve, ndërsa autoritetet nxituan të sqaronin se nuk kishte ndodhur asnjë shpërthim dhe se fotoja ishte e rreme.

Por pavarësisht kësaj, fotografia me pretendimin se pranë Pentagonit kishte ndodhur një shpërthim u shpërnda edhe nga media ruse.

Ekspertët e dezinformimit thonë se fotografia e rreme ka të ngjarë të jetë krijuar duke përdorur programe të inteligjencës artificiale, të cilat japin pamje gjithnjë e më realiste, por shpesh herë me të meta.

Sa i përket kësaj fotografie, ekspertët thonë se kishte mospërputhje me ndërtesën reale, gardhin rrethues, si dhe element të tjerë.

1 Komente

  1. R
    Rini

    Po herën e mëparshme?

    Lini një Përgjigje