Pas sulmit me dron pranë bazës britanike, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja shtojnë flotën ushtarake në Mesdhe

8 Mars 2026, 16:32Bota TEMA
Pas sulmit me dron pranë bazës britanike, Gjermania, Franca, Italia

Gjermania ka dërguar një anije luftarake në Qipro, duke shtuar praninë ushtarake në ishull pas tensioneve të fundit në rajon.

Anija FGS Nordrhein-Westfalen e marinës gjermane mbërriti në portin e Limasolit, vetëm pak ditë pasi një dron goditi zonën pranë bazës britanike RAF Akrotiri.

Sipas BBC-së, Gjermania nuk është e vetmja që po rrit praninë e tyre ushtarake në Qipro, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet.

Franca ka dërguar tashmë anijen luftarake FS Languedoc, ndërsa presidenti Emmanuel Macron pritet të vizitojë ishullin të hënën.

Edhe Italia dhe Spanja kanë njoftuar dërgimin e anijeve të tyre ushtarake ITS Federico Martinengo dhe Cristobal Colon, duke shtuar praninë detare europiane në Mesdhe.

1 Komente

  1. u
    u dhime duke qesh

    Spanja ka derguar anije luftareke!? Joooooooooooooooo s'ka mundesi...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje