Pas muajsh përplasjesh dhe marrëdhëniesh të ftohta, Musk dhe Trump darkojnë së bashku

5 Janar 2026, 08:40Bota TEMA
Pas muajsh përplasjesh dhe marrëdhëniesh të ftohta, Musk dhe

Elon Musk dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, darkuan së bashku të shtunën në mbrëmje në rezidencën Mar-a-Lago, pranë Zonjës së Parë, Melania Trump. Takimi vjen pas muajsh marrëdhëniesh të ftohta dhe përplasje publike mes dy figurave.

Musk publikoi një foto nga darka në rrjetin X, duke shkruar:

“Kisha një darkë të mrekullueshme dje në mbrëmje me Presidentin e SHBA-së dhe Zonjën e Parë. Viti 2026 do të jetë fantastik!”
Mesazhi shihet si një sinjal optimizmi dhe i rikthimit të kontakteve publike mes tyre, pas periudhës kur Trump kishte deklaruar më parë se nuk kishte ndërmend të komunikonte me Musk, për të pranuar më pas se drejtuesi i Tesla dhe SpaceX kishte kaluar një “periudhë të vështirë” dhe se “thelbësisht është një njeri i mirë”.

Dy figurat ishin parë më parë bashkë në shtator, gjatë një ceremonie përkujtimore për Charlie Kirk në Arizona, por pa ndonjë zhvillim të mëtejshëm publik.

Pak orë pas darkës dhe në mes të zhvillimeve të shpejta në Venezuelë, Musk publikoi një seri postimesh në X, duke shprehur mbështetjen e tij për popullin e vendit.

Ndërkohë, kompania Starlink njoftoi se do të ofrojë internet falas në Venezuelë deri në fillim të shkurtit, një lëvizje që Musk e përshkroi si përpjekje për “të mbështetur popullin në një periudhë pasigurie”.

9 Komente

  1. T
    Trapi eshte I semure mendore

    Dy pedofilat…odd dy pederastet….

    Përgjigjjuni
    1. P
      Ptuh

      2 mutra.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Muskita do ndonje cope nga torta e Venezueles

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dyli

          Hahaha Musk prodhon makina elektrike nuk I duhet nafta e Venezueles.

          Përgjigjjuni
          1. U
            USA

            Po raketat per dergimin e sateliteve dh anijeve kozmike me bateri punojne? Nje darke miljarderesh ku behen pazaret e hajduterise se cfar do vjedhin akoma.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patronazhisteve cekic ballit

              Musk do pushtet, para ka sa te duash.

              Përgjigjjuni
          2. T
            Toni M.

            Me siguri kane henger nje pica 007 e shoqeruar me nje birre vielle bon secour..

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klodi

              Njeri me mut se tjetri

              Përgjigjjuni
              1. .
                ..

                Gjithe pabuksat arnautas i qajne hallin miliardereve te botes.Hapu dhe

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje