Përplasja me Shqipërinë: Cilat janë shtetet më të urryera nga Irani?

7 Shtator 2022, 20:31Bota TEMA

Përplasja me Shqipërinë: Cilat janë shtetet më të

Ditën e sotme, Shqipëria ndërmori një hap historik duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin – një vend i cili ka jo pak armiq në botë. Cilët janë ata dhe çfarë i ka shtyrë të ndërmarrin një qëndrim kaq drastik mes njëri-tjetrit?

Punët e jashtme të Iranit janë jashtëzakonisht të ndërlikuara dhe  megjithatë

unë do të bëj çmos për të përmbledhur aleatët dhe armiqtë e Iranit në një mënyrë të shkëlqyer:

Armiqtë

1 – SHBA

Ky shtet është përshkuar si “Satani i Madh” nga qeveria iraniane, ndaj kjo nuk ka nevojë për shumë shpjegim. Irani dhe SHBA-ja kanë qenë armiq të ashpër që nga revolucioni iranian, dhe aq më tepër, që nga zgjedhja e Donald Trump.

Brezi i vjetër nuk e pëlqen aspak këtë shtet ndërsa brezi i ri thuhet se është shumë më përkrahës ndaj superfuqisë botërore.

Qeverisë iraniane nuk i pëlqejnë sanksionet, por ata gjithsesi përpiqen të punojnë me to.

Ndërkohë, as fakti se amerikanët kanë një aleancë të hapur me Arabinë Saudite nuk e ndihmon këtë konflikt dhjetëra vjeçar.

2 – Arabia Saudite

Edhe pse Arabia Saudite dhe Irani janë të dyja teokraci islamike, ato i përkasin dy sekteve të ndryshme të Islamit: Irani është në pjesën më dërrmuese pjesë e sektit islamik Shiitë, ndërsa Arabia Saudite është kryesisht pjesë e islamikëve Sunitë.

Të dy vendet e shohin veten si udhëheqës të botës islame dhe kjo i bën ata rivalë të natyrshëm.

Por konflikti mes tyre nuk ka të bëjë vetëm me besimin, por edhe me etninë dhe historinë: ndërsa popullsia iraniane është kryesisht persiane, Arabia Saudite është kryesisht arabe. Gjithmonë ka pasur një rivalitet mes persëve dhe arabëve në Lindjen e Mesme, dhe kjo ka vazhduar për rreth 2000 vjet.

3 – Izraeli

Ndërkohë, ndryshe nga Amerika, Izraeli është quajtur “Satani i Vogël” nga qeveria iraniane.

Udhëheqësit iranianë e kanë kundërshtuar fuqishëm shtetin hebre, që nga revolucioni iranian në vitin 1979, dhe ata janë aleati më i madh i Hamasit, të cilin e mbështesin financiarisht dhe ushtarakisht.

Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Pakistani dhe pjesa më e madhe e Afrikës Veriore janë aleatë të Arabisë Saudite, dhe për pasojë konsiderohen gjithashtu si kërcënime të mundshme.

Në të njëjtën kohë, Irani nuk i pëlqen 14 prej ekonomive kryesore botërore.

Sondazhi u krye nga prestigjozja Pew vitin e shkuar në Suedi, Danimarkë, Spanjë, Holandë, Shtetet e Bashkuara, Itali, Belgjikë, Gjermani, Australi, MB, Francë, Kanada, Japoni dhe Korenë e Jugut.

Instituti tha se 14 vendet ndanin opinione dërrmuese të pafavorshme për Iranin me diferenca të lehta për sa i përket nivelit të ‘ndjesive armiqësore’ ndaj këtij shteti.

Aleatët

1 – Hezbollah/Liban

Që nga themelimi i partisë politike islamike të Hezbollahut në Liban, ai ka qenë aleati kryesor i Iranit, në Lindjen e Mesme, dhe ata e kanë mbështetur atë me personel ushtarak dhe armë.

Kjo është kryesisht për shkak të lidhjeve të tyre të përbashkëta fetare: Siç e përmenda më parë, Irani është një shtet me shumicë shiite, dhe Hezbollahu është gjithashtu një parti politike shiite.

2 – Rusia

Federata Ruse dhe Irani kanë qenë aleatë të fortë, kryesisht për shkak të interesave të tyre të përbashkëta gjeopolitike: të dyja janë kundër një pranie të fortë të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe kjo ka qenë forca lëvizëse e aleancës së tyre. Kohët e fundit, Irani ka blerë gjithashtu shumë armë ruse, si kundërsulm ndaj blerjes së armëve amerikane nga Arabia Saudite.

3 – Siria

Nëse Lufta Civile Siriane ka dëshmuar një gjë, është se Irani është gati për gjithçka për të mbajtur Bashar al Asadin në pushtet dhe për ta mbajtur atë si president të Sirisë. Kjo është për shkak se ai dhe pjesa tjetër e partisë në pushtet, i përkasin një pakice të vogël të Islamit, të quajtur “Alavitë”, që janë shumë afër Islamit Shiit.

Megjithatë popullsia siriane është në pjesën më dërrmuese pjesë e Islamit Sunit, që nuk i sheh alavitët si myslimanë, por si sekt i devijuar.

4 – India

Kjo mund të jetë një surprizë për shumë njerëz, megjithatë India është një nga aleatët më të vlerësuar nga Irani. Së fundmi, India ka zbuluar se do të dyfishojë importet e naftës iraniane. Ndërsa në vitin 2017 porti Chabahar u zgjerua në bregdetin juglindor të Iranit, me ndihmën e qeverisë së Indisë. Porti Chabahar siguron një rrugë alternative për Indinë drejt Afganistanit dhe Azisë Qendrore, duke anashkaluar Pakistanin.

5 Komente

  1. B
    Boll na cat carin me kta zvarranike Shkretetire

    kujt i intereson arabistani shkretires . Gjapri shkretetires mbetet Gjarper i pabese prandaj duhet goditur si duhet e kur duhet ,ndryshe kafshon

    Përgjigjjuni
    1. L
      L

      O ti je nje loqe.kanari qe se.ke.idene. Iranianet nuk.jane Arab or ti shok. Me Arab Jane cifutet qe Jane te.lidhur NGA gjaku me sauditet,jemenas e sudanezet. Cdo gje arabistan arabistan ,kot.pa.lidhje. Degjoni cju sherben Rama e ju I merrni llokum ne goje. Meso.historine se ska.lidhje fare Irani me arabet. Neser.do.ju Thot Rama iranianet.jane te mire,e ju prape.do.hapni gojen e do brohorisni cju thot.lideri suprem. Ska byth amerika e as izraeli.me.u.marr me ta,e Jo me Rama qe mban thjesht cantat neper selite e europes e ja merr ne goje te gjitheve,vec ta len ne pushtet. Ore su rruhet asnjerit neper bote per shqiperine,rrezik as ne afrik sna.pjerdh kush si shtet e ju hapeni bythesh kot sikur Jeni njerez suprem. Po ja u fusin me.cmime e po ju.lene si qente e ju prap se kundershtoni.mjerimin. Tju rroje politika....

      Përgjigjjuni
      1. T
        Të është shpuar thesi ty ,lë

        @Lë....të është shpuar thesi e po i mbjell qepujkat mbudhës .

        Përgjigjjuni
    2. P
      Plehraaaaaaaaa arabe....

      Mjere kolotripida e baba Rrahi-mondit se cdo te heq..... Hezbollah nuk bon shaka, allah uakbar.

      Përgjigjjuni
      1. j
        janulles me dras pas koke , pastaj qethini mjekren

        E nxore koken ti ore gabzeri i Janulles ?? Degjove Hezbollah , arabi , muhxhaedin dhe shikon veten si turkomongol , ptuuuu plere , ti mos u merzit me greqine tende i lidh gjaku dhe si bejne gje ....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje