Pika e dobët e NATO-s, ishulli i Estonisë nga ku Rusia mund të sulmojë Europën

21 Shtator 2025, 11:20Bota TEMA
Pika e dobët e NATO-s, ishulli i Estonisë nga ku Rusia mund të

Zyrtarët e Pentagonit u ulën me një grup diplomatësh evropianë në fund të gushtit dhe dhanë një mesazh të ashpër: SHBA-të planifikonin të ndërprisnin një pjesë të ndihmës së sigurisë për Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, të gjitha anëtarë të NATO-s që kufizohen me Rusinë.

Në përgjithësi, zyrtari i Pentagonit David Baker i tha grupit, sipas një zyrtari me njohuri të drejtpërdrejtë të komenteve, se Evropa duhej të ishte më pak e varur nga SHBA-të. Nën Presidentin Donald Trump, ushtria amerikane do ta zhvendoste vëmendjen e saj në përparësi të tjera, si mbrojtja e atdheut.

Rëndësia strategjike e Hiiumaa-s është shumë pak e njohur për pulbikun apo dhe për perëndimin. Vendndodhja e ishullit midis Gjirit të Rigës dhe hyrjes në Gjirin e Finlandës po u shkakton dhimbje koke planifikuesve të NATO-s. Hiiumaa është diçka si Hendeku Suwalki në tokë në Detin Baltik. Rripi i ngushtë midis Bjellorusisë dhe enklavës ruse të Kaliningradit, i emëruar sipas qytetit polak Suëalki që ndodhet atje, konsiderohet nga shumë si pika e dobët e NATO-s. Në rast lufte, forcat ruse mund të ndërpresin furnizimet për të gjithë rajonin e Balltikut vetëm brenda pak orësh duke përparuar nëpër këtë pikë.

Hiiumaa mund të luajë një rol të ngjashëm në një skenar të mundshëm konflikti midis NATO-s dhe Rusisë. Ekspertët kanë frikë se njësitë ruse mund të zbarkojnë në Hiiumaa që në fillim të luftës, si një taktikë surprizë. Rusët më pas mund të instalojnë një sistem radarësh dhe sisteme mbrojtjeje ajrore në ishull.

Objekte të tilla ndodhen tashmë në Distriktin Ushtarak Perëndimor të Rusisë dhe në Kaliningrad, por ato nuk e mbulojnë të gjithë Detin Baltik në asnjë mënyrë. Duke pushtuar Hiiumaa-n, ushtria ruse mund të bllokojë rrugën detare që lidh shtetet baltike të Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe madje edhe Finlandës, me pjesën tjetër të territorit të NATO-s.

Nervozizmi në Estoni është rritur prej muajsh. Avionët luftarakë rusë kanë shkelur tashmë katër herë hapësirën ajrore të vendit të vogël këtë vit. Të premten, tre avionë luftarakë MIG-31 hynë ilegalisht në hapësirën ajrore pranë ishullit Vaindloo në Detin Baltik dhe qëndruan atje për gjithsej dymbëdhjetë minuta, raportoi ushtria estoneze në Talin. Estonia, Letonia dhe Lituania nuk kanë avionët e tyre luftarakë. Prandaj, aleatët e NATO-s sigurojnë me radhë hapësirën ajrore të Baltikut.

Kushdo që udhëton në veri nga porti në lindje do ta kuptojë menjëherë se sa i dendur është pylli i Hiiumaa-s. Më shumë se gjysma e territorit të ishullit është e mbuluar me pisha dhe bredha, me disa zona moçalore. Në kryeqytetin e ishullit, Kärdla, me 3,000 banorët e tij, njerëzit e sigurojnë jetesën kryesisht nga industria e drurit dhe peshkimi. Ekziston gjithashtu një bazë e Forcave Mbrojtëse Estoneze, ku në krye është Majori Tamel Kapper. (A2)

12 Komente

  1. G
    Gjeopolitika

    Duket me rëndësi strategjike për shkak se është hyrje në gjirin e Finlandës por s'ka arsye përsëri pasi do të reagojnë si Rstonia Finlanda dhe Suedia plus Nato. Pastaj Rusia i ka pasur dy pika kontrolli për gjirin e Finlandës si nga ana e Estonisë por edhe Finlandës... Pastaj mos hiqni paralelizma. Hiiumaa nuk është Vaindloo. Vaindloo është në ordination pothuajse mes të gjirit... Lehtë mund të quhet gabim kursi. Apo bllokim GPS etj... Hiiumaa do të thotë luftë. Dhe jo vetëm që s'kanë për ta marr dot por do humbasin edhe Kalinigradin ish Könsbergun qytet i ish Prusisë Lindore (ose Gjetmanisë së luftës së parë)

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisteve cekic ballit

      Je kerric gomari.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjeopolitika

        O shok unë nuk jam patronazhist dhe mirë e ke që t'ju japësh çekiçin ballit. Por duket se për vete do k.... ballit o rrotë k.... analfabet. Idiot, historik, gjeografik dhe gjeopolitik....

        Përgjigjjuni
      2. s
        shtjefen palushi

        gjeopolitika, do ish me mire te vetquheshe gjeoidiot.... ose gjeoqesharak, ose gjeodebil....Ish ministri i luftes ne SH.B.A.... DHE keshilltar per mbrojtjen i 4 presidenteve, deklaron se "nje shtet qe ka arme berthamore, nuk mundet"... kuptove gje?

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjeopolitika

          Po kush po kërkon t'a mundi o Shtjefën rrugakeqi IDIOTI. Po diskutohet nqs sulmon një vend të Natos. A hyhet në luftë??? Nuk ka kërkuar njeri ti mundi dhe as ti sulmoj kush. Por se Rusët janë agresori. Por kjo s'do të thotë se do të bëjnë çfarë ju do trapi. Armë bërthamore ka dhe Nato. Madje dhe pa usa o shtjefën Idioti !!

          Përgjigjjuni
      3. J
        Justice lover

        Ore plehra te NATO-s e te nates! Lerini pordhet, por hiqni dore nga teatrimi i luftes se trete boterore se te paret qe do te merrni plumb ne lule te ballit do te jeni ju!!! Jo pike e dobet nje ishull e jo nje shkurre! Shkoni more robqire e te pa din e iman dhe qini veten ne bythe e mos trazoni, demtoni e vrisni njerez e popuj! Zoti ju vrafte!!!!

        Përgjigjjuni
        1. g
          ganiu

          Ne mund të na vrasë zoti, dëshirë tëndia, në të ardhmen, por me ty e paska mbaruar punën në të shkuarën. Të paska pjerdhur, vrarë, trurin që në lindje.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vk

          Vk ca budallalleqesh. Rusia me breke neper kembe mezi po rri ne Ukrahine, do pushtoje Rusia Gjermanine, Francen, Finlanden, Angline, Polonine apo Evropen si thone keta gazetaret. Thoni mos te shkoje puna atje ku smban se vetem atehere te ben gjemen Rusia po me ushtri e pushtime jane katandisur duke perdorur dronet Baba Hasan te Iranit. Meqe ra fjala robt sllaveve pro ruse shqipfoles

          Përgjigjjuni
          1. g
            ganiu

            Vk, vari k.. se diçka duhet të shkruajnë dhe këta. Përndryshe do rëndonin sistemet sociale të vendeve ku jetojnë. Buka duhet fituar në një farë mënyre.

            Përgjigjjuni
          2. P
            Poshte transgjinoret

            Shoku gjeokar, po ndonje llaf qe mbi 95% e Prusise ndodhet ne Poloni ke ngje per te thene, apo ashtu kot futja rusit.

            Përgjigjjuni
            1. Çika

              Kjo situatë që po i mëshohet kaq shumë më tepër është për të mbajtur hapur me rendiment të lartë të lajmeve me karakter ushtarak se gjoja situata po agravon dhe sipas këtyre gazetarëve ajo po del nga kontrolli . Kuptohet të tilla shkelje të hapsirës ajrore të shteteve Litiuani Estoni që janë anëtare të NATOnë më tepër është për të matur pulsin e një kundër reagimi nga këto shtete në kuadrin e pikës 4të të dokumentit të bllokut .Më shumë nuk mund të ndodh për shumë arësye por kryesorja është se të tilla shkeljesh të hapsirës ajrore gjatë stërvitjeve të forcave ajrore të shteteve edhe herë të tjera në shtete të tjera kanë ndodhur dhe janë mbyllur me një notë diplomatike . Të mos i frymë zjarrit të konfliktit kur akoma ska as një shënjë që të bën të mendosh se jemi në pragun e një konflikti fuftarak Teatri i luftës Rusi Ukrainë është në zhvillim të pa ndalshëm dhe ska shënja për të arritur ndalimin e luftës pasi Rusia është shumë larg për tu ulur në tavolinë për bisedime pa u plotësuar kushtet që ka vënë .Parë në këtë kontekst mundësia për të hapur një konflikt të ri është pakë e vështirë. Sepse do të ingranonte në këtë konflikt drejtpërdrejtë NATO dhe kjo nuk do të ishte gjë e mirë për Evropën dhe Rusinë .Nga ana tjetër Rusi po lufton me një shtet 44 milion banor dhe në një sipërfaqe rreth 650000 km katror si Ukraina dhe as që mendohet të hap të tjera telashe për tu angazhuar në vënde të tjera Aq më tepër kur në këtë ishull rusi i ka pikat e kontrollit Me gjithëatë për këto probleme kur ke të bësh me një figurë kontraverse si Putin nuk ka garanci se do të ndodhin apo jo zhvillime të tjera .

              Përgjigjjuni
              1. I
                Igor

                Edhe ky gazetare qe perhap kesoj lloj lajmi eshte nji budalla qe i beson vetvetes nga e gjith Rusia nuk ka fitore ne Ukraine kurse nga nji ishull dote sulmoj Evropen hajde shkruaj dicka qe njerzit te te besojne dhe jo fantazma ti e din se Rusia asnji lufte nuk e ka fituar por tani lufton nga frika se po i zhduket federata Ruse e vetmja qe e ndihmon jane armet berthamore.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje