Në orët e fundit, anijet luftarake të Pekinit kanë intensifikuar operacionet e tyre në det, duke shkaktuar shqetësime serioze në Tokio. Ministria japoneze e Mbrojtjes njoftoi se një fregatë Type 054 e Marinës së Ushtrisë Popullore Çlirimtare (UPÇ) ka lundruar drejt juglindjes midis ishullit Okinawa dhe atij Miyako, duke vazhduar drejt Oqeanit Paqësor, ndërsa një tjetër ka kaluar në lindje përmes ngushticës së Osumit.
E gjithë kjo ka ndodhur ndërsa aeroplan-mbajtësja Liaoning ka ndjekur një trajektore të pazakontë drejt ishujve kryesorë të Japonisë, duke lëvizur drejt verilindjes nga pozicioni i saj pranë ngushticës së Miyakos, për t’u drejtuar drejt ujërave në largësi të Kyushut dhe anës lindore të Japonisë që shikon nga Paqësori perëndimor.
Lëvizjet e çuditshme
Sipas një harte të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Japonisë, grupi goditës iaeroplan-mbajtëses Liaoning ndodhej rreth 190 km në lindje të ishullit Kikait. Siç raportoi South China Morning Post, anijet luftarake kineze zakonisht lundrojnë drejt juglindjes përmes ngushticës së Miyakos, përpara se të hyjnë në detet e hapura të Paqësorit, në lindje të atij që quhet “zinxhiri i parë i ishujve”, një vijë ishujsh që shtrihet përgjatë bregdetit të Azisë Lindore dhe përfshin arkipelagun japonez. Pozicioni i raportuar i Liaoning tregon se grupi goditës kishte zgjedhur një itinerar tjetër, një lëvizje e pazakontë që nënvizon presionin në rritje që Pekini po ushtron ndaj Tokios pas deklaratave të kryeministres japoneze Sanae Takaichi për Tajvanin.
Në kundërpërgjigje, një nga anijet më të mëdha luftarake të Forcave Detare të Vetëmbrojtjes së Japonisë, JS Kaga, u nis të hënën nga porti i saj në Kure dhe po lundron drejt jugperëndimit nëpër Detin e Brendshëm të Setos, drejt ujërave në lindje të Kyushut. Sipas sistemeve të gjurmimit të anijeve, trajektorja aktuale e Kaga-s mund të ndërpritet me atë të Liaoning-ut nëse të dyja mbajnë drejtimin e tanishëm. Po ashtu, grupi goditës iaeroplan-mbajtëses amerikane USS George Washington operon në rajon, pasi është nisur nga Guam në fillim të javës drejt Yokosuka-s. Të dhënat e fundit të gjurmimit e tregoninaeroplan-mbajtësen amerikane në jug të gadishullit Kii, në lindje të Kyushut.
Përballja mes Kinës dhe Japonisë
Ministri japonez i Mbrojtjes, Shinjiro Koizumi, akuzoi se të shtunën avionë luftarakë kinezë, të ngritur ngaaeroplan-mbajtësja Liaoning, kanë drejtuar radarët kundër disa avionëve japonezë mbi zonën pranë Okinawas. Episodet dyshohet se janë përsëritur të paktën dy herë gjatë pak orëve, mes avionëve J-15 të Pekinit dhe F-15 të Tokios, me radarët e kineze që fillimisht skanonin qiellin, por më pas filluan të identifikonin avionët japonezë si objektiva specifikë.
Për kryeministren japoneze Sanae Takaichi, bëhet fjalë për veprime “jashtëzakonisht të dënueshme”, që kanë shkuar “përtej asaj që kërkon siguria e fluturimeve”, dhe të cilat e detyruan Japoninë të bëjë një “protestë të fortë” ndaj Kinës. Nga ana tjetër, një zëdhënës i Ministrisë Kineze të Mbrojtjes, koloneli Zhang Xiaogang, kundërshtoi akuzat duke deklaruar se avionët kinezë po kryenin stërvitje “në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”, në lindje të ngushticës së Miyakos.
Pas ngjarjeve, Japonia dhe Australia, ministrat e mbrojtjes së të cilave u takuan të dielën në Tokio, shprehën shqetësimin e tyre për përshkallëzimin. Të dy vendet ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin ushtarak dhe të krijojnë një “kuadër global për koordinimin strategjik të mbrojtjes”, duke u zotuar të diskutojnë detajet në vijim. / bota.al
Filloi media te ndjelle lufte se per kete e paguajne?!? Vrafte zoti ju vrafte!
pusho injorant
Holy justice,është lajm o lal,është lajm!!nëse dikush të thotë po kalon një makinë në rrugë nuk do të thotë se po nxit një aksident!nëse të thonë po bie shi nuk do të thotë se ti duhet të lagesh patjetër,nuk e nxit shiun të të lgë ty!!
Perendimi i ka mbush pantallonat njeren ane Rusia tjetren ane Kina dhe si rezerve eshte Korea e Veriut , por le te plasi neser neve kemi lindur per te vdekur kapitall nuk leme mbas dhe nuk kemi ku ndodhet Trumpi pse se ndalon ai eshte nji mjeshter pa dipllome per ti ndaluar reziqet ne bote.
Të pëlqen Trapi, se është putanë e Putanës si edhe puna jote.
igi o hajvan pa samar,ti pshurresh nga çdo kërcënim i medit dhe vjen e tall bythën tënde me carët tanë??
Levizje te “ cuditeshme” …..!!!!!!!….. E cfare po bejne….duan pak vemendje ne shtypin boteror duke paguar angjenci per lajme idiotesh…..!!!