Po zbutet Kremlini? WSJ: Putin kërkon Donetskun e Luhanskun, mund të heqë dorë nga Zaporizhia e Khersoni

9 Gusht 2025, 11:35Bota TEMA
Po zbutet Kremlini? WSJ: Putin kërkon Donetskun e Luhanskun, mund të

Një propozim që tërhiqet pjesërisht nga kërkesat e tij fillestare thuhet se u vu në tryezë nga presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një takimi që pati në Kremlin me të dërguarin e posaçëm, Steve Witkoff, sipas një raporti nga Wall Street Journal, me qëllim që të bien dakord për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në Ukrainë.

Kushti kryesor parashikon tërheqjen e trupave ukrainase nga rajoni lindor i Donbasit, ndërsa Moska do të mbajë kontrollin e Donetskut, Luhanskut dhe Krimesë.

Putin ia përcolli propozimin e tij Witkoff gjatë një takimi që patën në Moskë të mërkurën. Konkretisht, propozimi rus parashikon një armëpushim të plotë nëse Ukraina tërheq forcat e saj ushtarake nga e gjithë provinca lindore e Donetskut. Pavarësisht faktit se Rusia kontrollon pjesën më të madhe të rajonit, Kievi ende pushton pjesë të konsiderueshme të tij.

Sipas planit, Rusia do të mbajë kontrollin e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut, si dhe të Krimesë, të cilën e ka aneksuar që nga viti 2014. Siç tregon informacioni i cituar nga media, presidenti rus po tregon fleksibilitet në negociata, duke i lënë territoret e pushtuara nga trupat ruse në Kherson dhe Zaporizhia.

Propozimi, nëse bihet dakord, do të zbatohet në dy faza: Së pari, Ukraina do të tërhiqet nga Donetsku dhe vijat e frontit do të “ngrihen”. Në një fazë të dytë, Putin dhe Trump do të bien dakord për një plan përfundimtar paqeje, ndoshta më 15 gusht në Alaskë, i cili më pas do të diskutohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Reagimi i europianëve dhe ukrainasve

Disa zyrtarë ukrainas dhe evropianë kanë shprehur rezerva të forta, duke besuar se lëvizja e Kremlinit synon të shmangë sanksionet dhe tarifat që Trump kishte njoftuar se do të vendoste nëse nuk arrihej një marrëveshje deri të premten.

Zelensky ka treguar se është i gatshëm të diskutojë çështjen e territorit vetëm nëse Rusia pranon një armëpushim të plotë dhe pa kushte. Një zyrtar i Kievit që mori pjesë në telefonatën e së mërkurës midis presidentit ukrainas dhe Trump thuhet se tha se qeveria e vendit nuk e hedh poshtë propozimin në parim, por vendos një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive si një kusht absolut.

Trump, duke folur në Newsmax një javë më parë, kishte paralajmëruar se ishte gati të vendoste sanksione ndaj Rusisë nëse nuk do të kishte marrëveshje, megjithëse pranoi se Putin “di si t’i shmangë sanksionet”.

Presidenti amerikan shprehu zhgënjim që, siç tha ai, tre herë në të kaluarën se besonte kishte arritur një marrëveshje me udhëheqësin rus, por situata në terren po ndryshonte në mënyrë dramatike.

“Fola me Putinin shumë herë dhe patëm biseda të shkëlqyera. Pastaj u ktheva dhe mësova se një bombë u hodh në Kiev dhe qytete të tjera, me civilë të vdekur. Mendova se kishim rënë dakord tri herë, por ndoshta ai dëshiron të marrë gjithçka. Mendoj se do të jetë shumë e vështirë për të”, tha ai.

3 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    çdo shpërblim,sado i vogël,që do ti bëhet agresionit rus!?tek "sado i vogël" hyjnë dhe,heqja e pjesshme ose e plotë e sanksioneve,fillimi i mardhënjeve normale tregëtare me putanërinë(rusinë)! do të ishte një katastrofë për perëndimin!do i sigurontte xhuxhit putanë pushtet deri ditën e fundit pasi të bëjë këmbët bigë,do sillte në pushtet diktatorin e radhës,do nxiste,jepte guxim shteteve të tjera për të gllabëruar shtete më të vogla!do shtonte shumë radhët e diktatorëve në vëndet demokratike dhe sidomos në ato vënde që mund ti quajmë autokratike!me tendencë më shumë diktatoriale se demokratike!do nxiste shtimin e radhëve të "sovranistëve"që normalisht duan të shkelin sovranitetin e komshiut!!sidoqoftë ka një tip sigurese në këto raste!!diktatorët në një anë kanë një zhvillim që shkon paralel!!ata janë sa të djallëzuar,aq dhe budallenj!!sillini në mëndje të tërë!!po marrim ata të 100 vjetëve të fundit!!nga hitleri deri tek gadafi a sadami!!gjithnjë ata që kanë shkuar në PS!!pavarsisht mundësive që kanë pasur për të "mbijetuar" ata janë ndjerë aq të fortë sa kanë shkelmuar amnistinë që ju është bërë!!putana si një prej tyre,do vazhdojë rrugën e idiotëve sivëllezër të tij!!bllofi,në poker,të bën të fitosh një dorë marramëndëse,por të bën të humbësh gjithçka!!puta po shkon në këtë të dytën!!pavarsisht ndihmës që po i jep portopedo,koqe thati!!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhvejku

      S’po merem me idiotizmat qe ke zhgaravitur ceno debili, vetëm për dy ngjarje më detyrove të replikojë: 1- Sulmin ndaj irakut dhe elminimin e Sadamit ti i quan veprime demokratike nga pr. Bush. 2- po ashtu pranverën arabe dhe eleminimin të Kadafit sipas mëndjes tënde të degraduar na sollën liri dhe demokraci…! Në të dyja rastet është bërë genocid kundër njerzimit nga idhulli jotë perendim, pasojat po i vuan sot europa si për lënd energjike ashtu dhe nga emigrimi i pakontrolluar! Dhe e fundit; mirë Bides e di qe ja lëpije koqet e fishkura po fillove të qahesh edhe për këto të Trapit!? Ja pra cenosuma debili, realiteti është kundër dëshirës tënde dhe injorantëvet të tjer si ty!

      Përgjigjjuni
      1. g
        ganiu

        Paske debatuar pa dashje o karikaturë e Zhvejkut të Hashek? Aman mor dobiç idiot, kuptoje një herë sa e ke vlerën. Shkruaj pseudonimin, kalo tek komenti a replika. Vër një pikë, dhe postoje. Do të të vlerësonin më shumë. Në momentin që ti shkruan një shkronjë të vetëme?! I ke bërë mutin muhabetit.

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje