Presidenti amerikan thirrje grave shtatzëna: Mos e pini këtë ilaç

23 Shtator 2025, 08:35Bota TEMA
Presidenti amerikan thirrje grave shtatzëna: Mos e pini këtë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë që ka tronditur komunitetin shkencor dhe opinionin publik.

Gjatë një fjalimi të mbajtur të hënën, Trump lidhi autizmin me përdorimin e paracetamolit (acetaminofen) gjatë shtatzënisë, pa ofruar asnjë provë shkencore që mbështet këtë pretendim.

“Sipas një thashethemi, dhe nuk e di nëse është i vërtetë në Kubë nuk përdorin paracetamol sepse nuk e kanë. Epo, atje thuajse nuk ka autizëm”, tha Trump.

Ai shtoi më tej: “Merrni për shembull Amishët. Ata pothuajse nuk kanë autizëm.”

Trump pati gjithashtu vështirësi në shqiptimin e fjalës “acetaminofen”, përbërësit aktiv të ilaçit të njohur Tylenol, ndërsa këmbënguli që gratë shtatzëna të mos e marrin atë, duke mos përmendur asnjë alternativë për dhimbjet apo temperaturën gjatë shtatzënisë, shkruan Reuters.

Duke iu drejtuar Sekretarit të Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., një figurë e njohur për qëndrimet kundër vaksinimit, Trump shtoi:

“Bobby dëshiron të jetë shumë i kujdesshëm për atë që thotë. Unë nuk jam aq i kujdesshëm”, tha presidenti amerikan.
79-vjeçari pranoi se shumë nga deklaratat e tij janë “thjesht mendime personale”, duke theksuar se nuk është mjek, por flet sipas ndjesisë së vet.

Trump ka përsëritur në disa raste dyshimet e tij ndaj vaksinës MMR (fruthi, shytat dhe rubeola), duke propozuar që të ndryshohet kalendari i vaksinimit të fëmijëve.

2 Komente

  1. A
    Ana

    Gjithollog, Don Zhuan, Spiun, ky i ka te gjitha, pra eshte i derguari i Zotit! Amen!

    Përgjigjjuni
    1. g
      ganiu

      Harroi dementi tu këshillonte injeksionet me klor të lëngshëm.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje