Presidenti Begaj: I kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet i pavarur

3 Dhjetor 2022, 16:19Politika TEMA

Presidenti Begaj: I kërkova Papa Françeskut që Vatikani të

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i ka kërkuar Papa Franceskut gjatë vizitës zyrtare atje, që Vatikani të njohë Kosovën si shtet i pavarur.

Një hap i tillë do t’i jepte shtysë të fortë për të çuar para procesin e ngadaltë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, është shprehur kreu i shtetit shqiptar gjatë një intervistë për të përditshmen italiane Il Tempo.

“Roli i Papës dhe i Selisë së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen Evropiane të Ballkanit.

Në këtë pikëvështrim sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”- është shprehur Presidenti Bajram Begaj.


Më 2 dhjetor, presidenti vizitoi Selinë e Shenjtë në Vatikan ku së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, u prit në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

5 Komente

  1. K
    Katund hesapi?? fJALE BOSHA PA BEREQET..lol

    z.Begaj:mire bere qe i the Papapes, ato qe citoni me Larte..por nuk na thate se ai C´fare ju Tha??????? PER MUA kATUNARIN E PA SHKOLLE Mbetet ne funde Folja anomale Them;E ZGJEDHUAR DHE PA pERFUNDIM..---- une thashe ti the ai.............s´tha...............ASGJE...lol

    1. K
      Kar Kalec Dega

      O Kalec Dega , o plere e Janulles ,robt dhe gjithe librin e shtepise o plere , o koprit ,o kellire qe mbete duke share

      1. K
        Kar Kalec Dega

        O Kalec Dega , o plere e Janulles ,robt dhe gjithe librin e shtepise o plere , o koprit ,o kellire qe mbete duke share

      2. B
        Besmir

        Mos u lodhni. Se nuk ka per ta njohur Vatikani Kosoven. Shyqyr qe Vatikani ska me fuqine e dikurshme ashtu siç e pati ne kohen kur i vershonte kryqezatat ne trojet shqipetare duke vare e masakruar njerez te pafajshem. Sidomos gjate periudhes Bizantine. Dhe kur gjeti me pas komandantin bandit otoman gjate periudhes Osmane Skenderbeun. Te cilin e bleu dhe e perdori ne lufte kunder shqiptareve dhe per te pushtuar territore shqiptare.

        1. H
          HISTORIA

          Nuk e njeh VATIKANI KOSOVEN sepse ne Kosove nuk ka katolike

          Lini një Përgjigje