Të shtënat me armë në degën e PD, përjashtohen nga primaret dy kandidatët e Kurbinit

3 Dhjetor 2022, 14:15Politika TEMA

Të shtënat me armë në degën e PD, përjashtohen nga

Dy kandidatët për primaret e PD në Degën e Kurbinit, Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza, janë përjashtuar nga gara. Vendimi ka ardhur disa ditë pas ngjarjes që ndodhi në selinë e degës atje, ku pas konfliktit për listat e anëtarëve u qëllua me armë.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale te Rithemelimi, pas shqyrtimit të fakteve, fotove dhe dëshmive thekson se aktet e dhunës janë të papranueshme dhe me veprimet e tyre kandidatet dhe anëtaret e Kryesisë së kësaj force politike, kanë cenuar rëndë procesin e primareve.

Ngjarja ndodhi gjatë debateve në një takim të kandidatëve të primareve me Kryesinë e Partisë në Degën e Kurbinit. Van Rica mbështeste kandidatin Edmond Shkoza dhe kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës, Kastriot Marku, me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Sipas raporteve mediatike, Marku mbështeste kandidatin tjetër Alfred Dajçi dhe për pasojë konflikti ka agravuar më tej. Van Rica ka dalë në korridoret e selisë së degës dhe ka qëlluar me armë, por fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.

Të shtënat me armë në degën e PD, përjashtohen nga

1 Komente

  1. S
    Salia

    Tani jane ushtare te gatshem per me luftue per partine

    Lini një Përgjigje