Çështja e detit me Greqinë, juristi Alibali: Zgjidhja ideale, tribunali i Hamburgut

2 Dhjetor 2022, 21:10Politika TEMA

Çështja e detit me Greqinë, juristi Alibali: Zgjidhja ideale,

Juristi Agron Alibali thotë se zgjidhjen ideale për çështjen e detit me Greqinë, mund ta japë tribunali i Hamburgut.

Në një intervistë për Euronews Albania, Alibali u shpreh se tribunali i UNCLOS në Hamburg ka ndërtuar një përvojë shumë të mirë në trajtimin e këtyre rasteve.

Sipas tij, në kohë krize, ky tribunal ofron edhe mundësi financiare për shtetet që të mbulojnë shpenzimet avokatore.

“Personalisht, unë do të sugjeroja që të shkosh në tribunalin e së Drejtës Ndërkombëtare të Detit në Hamburg. Ky tribunal, parashikohet nga konventa e të Drejtës Ndërkombëtare të Detit, zgjidhjet e mosmarrëveshjeve parashikohen ose në këtë forum, në tribunalin e UNCLOS në Gjermani ose përmes arbitrazhit në Hagë.

Do thoja se tribunali i UNCLOS në Hamburg ka ndërtuar një përvojë shumë të mirë në trajtimin e këtyre rasteve, ka një precedent që e ndihmon dhe mund të zbatohet drejpërdrejt në rastin konkret kur kemi një ishull që i takon një shteti, përballë një shteti kufitar, siç është ishulli i Korfuzit përballë bregdetit shqiptar. Ky tribunali, ka edhe një gjë tjetër shumë pozitive, në një kohë krize, ky tribunal ofron edhe mundësi financiare për shtetet që të mbulojnë shpenzimet avokatore”, theksoi ai.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është pritur sot nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias. Vizita e parë e Ministres Xhaçka në Athinë vjen pak kohë pas vizitës së ministrit të Jashtëm Dendias në Tiranë.

Gjatë takimit të dy ministrave u disktua për referimin në Gjykatën Ndërkombëtare të drejtësisë të çështjes së kufizimit të zonave detare si edhe për ligjin e luftës.

1 Komente

  1. S
    Semundje keqe

    Tribunal Paris me mire te pyesesh nje tjeter thote ne tribunal Berlin kjo eshte semundja e shqiptarit e mbane veten me te zgjuar se tjetri

    Lini një Përgjigje