Papa Françesku pret në Vatikan Presidentin Bajram Begaj: Duhet të thellojmë marrëdhëniet tona!

2 Dhjetor 2022, 15:26Politika TEMA

 

Papa Françesku pret në Vatikan Presidentin Bajram Begaj: Duhet

Ati i Shenjtë Papa Françesku priti të premten e 2 dhjetorit në audiencë presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.

Sipas njoftimit zyrtar për media të Vatikanit, palët diskutuan për disa çështje.

Presidenti shqiptar u shoqërua nga Zonja e Parë, Armanda Begaj.

Gjatë diskutimeve mes kreut të shtetit dhe Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet e mira ekzistuese dypalëshe dhe synimi për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sektorë me interes të përbashkët.

Parolin shoqërohej nga Mirosław Wachowski, Nënsekretar i Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Më tej, u theksua kontributi pozitiv i komunitetit katolik në shoqërinë shqiptare.

“Më pas vëmendja u kthye në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe çështje të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor”, vëren zyra për shtyp e Vatikanit.

Më herët, Ati i Shenjtë u vizitua edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Kujtojmë që Begaj mirëpriti në Presidencë të enjten e 1 dhjetorit, homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier.

2 Komente

  1. S
    Sara

    cili nga ata ne foto me papen eshte Bajrami?

    1. E
      Eni

      Ku eshte Beromi?

      Lini një Përgjigje