Krismat në primaret e Foltores në Kurbin, gjykata liron Van Ricën

2 Dhjetor 2022, 13:30Politika TEMA

 

 

Krismat në primaret e Foltores në Kurbin, gjykata liron Van Ricën

Gjykata e Kurbinit vendosi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Van Ricën, anëtarin e Rithemelimit që qëlloi me armë Kasteriot Markun të dielën në darkë në selinë e PD-së dega Kurbin.

Rica akuzohet për tre vepra penale “Armëmbajtje pa leje” “Kanosje” dhe prishja e qetësisë publike.

Çështja ndaj tij u gjykua nga gjyqtari Olsi Skrame dhe prokurorja Matilda Fetahu.

Sherri më pas ka degraduar deri në përdorimin e armëve por fatmirësisht asnjë nga personat nuk ka mbetur i lënduar. 53-vjeçari Rica rezulton të jetë punonjës i një policie private në Laç, çka shpjegon edhe pse ai dispononte një armë. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Lini një Përgjigje