
Partia Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, ka avancuar shpalljen e kandidatëve për kryetar bashkie, ndërkohë që pritet të shpallë edhe të tjerë në ditët që vijnë.
Deri tani janë shpallur Agron Kapllanaj për Mallakastrën, Bilbil Bajraktari për Kamzën, Sabah Sheta për Krujën, e Sandër Marku për bashkinë Lezhë.
Ndërkaq, këto ditë pritet publikimi i kandidaturës për bashkinë Dibër, ku PD do të kandidojë një emër veteran nga strukturat e Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Naim Gazideden, kreun aktual të degës së PD-së për Dibrën, i cili ka qenë disa herë drejtues i strukturave dhe përfaqësues i PD-së në pushtetin vendor.
Në zgjedhjet e pjesshme të vitit të shkuar, nës Dibër Berisha me Metën kandiduan Premtim Kryemadhin, një zyrtar që kishte lidhje familjare me ish-kreun e LSI-së. PD, ndërkaq kandidoi Luan Hakën.
Një tjetër shpallje pritet të bëhet këto ditë edhe për bashkinë e Elbasanit dhe atë të Dimalit. Në Elbasan, PD pritet të kandidojë Eugen Isain, kreun aktual të degës së Partisë Demokratike.
Kandidimi i drejtuesve të strukturave lokale në shumë bashki të vendit, duket se përbën një zhvillim të rëndësishëm politik, e pritet të japë efektin edhe përballë kandidatëve të grupimit “Shtëpia e Lirisë”, e cila i ka kryesish njerëz që vijnë nga jashtë bazës së militantëve të PD-së.
TemA
pse nuk kandidon ate plakun ne mes te fotos,duhet ta kete fis, plus qe e ka numurin e kembes 55.
ooo gazidede emer i mire shume...forca sigurimi i shtetit vrisni shpresat e femijeve