
Nga Ylli Pata
Gjermania është sot një shtet shumë i fuqishëm, një fuqi reale botërore. Fuqia potenciale pas SHBA dhe Kinës. Diferenca e Gjermanisë me SHBA dhe Kinën, është se Uashingtoni dhe Pekini janë prej shumë kohësh në deficit. Gjermania nuk mbahet mend prej kur është në sufiçit. Pra ka më shumë të ardhura se shpenzime. Është si disa vende të Gjirit Persik apo Arabik, por ndryshe nga ata nuk prodhon naftë, pasi Gjermania nuk ka burime natyrore në shumicë.
Prej shumë vitesh Gjermania është forca e Bashkimit Europian, pasi mban buxhetin e tij, por dhe të vendeve anëtare. Mbahet mend kriza greke, ku ishte Gjermania që e shpëtoi fqinjin tonë jugor nga falimentimi. Siç ndodhi edhe me krizën e Covid 19 por edhe sot me rastin e luftës në Ukrainë.
Gjermania është vendi që çoi në burg Hashim Thaçin me shokë, sepse ai doli kundër publikisht, duke mbështetur planin e Grenell. Gjermania sot nuk është një faktor, është një motor politik, pasi ekonomik është prej vitesh. Të gjithë liderët e Evropës e dinë këtë. Boris Johnson duhet të dijë më shumë në këtë aspekt. Por Gjermania, Berlini, Republika Federale, sot në Tiranë ka dhënë një sinjal të madh, shumë të madh.
Shumë, mund të mos e pranojnë, por kjo s’ka lidhje, jemi në një rast ku ka ndodhur një përmbysje. Shqipëria sot është vizituar zyrtarisht nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë. i cili, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore.
Një ditë më parë, kishim një diarre kundër ambasadores së SHBA dhe kolegëve të saj, sepse bënë homazhe ndaj të rënëve në luftë ndaj fashizmit. Çfarë si thanë. Sot këtë e bëri Presidenti i Gjermanisë. Pse? Sepse është një sinjal politik, që Gjermania e ka bërë me kohë, por ne kemi mbetur shumë por shumë larg e zihemi për gjermanin e fundit.
Dhe në mënyrë fantastike protokolli preçiz i Berlinit zgjodhi 30 nëntorin. Ja ky ishte mesazhi i fortë politik, i vizitës së parë të një presidenti të Gjermanisë në Tiranë. E nuk është president dosido por një ish-shef i shëbimeve sekrete, ish-ministër i jashëm dhe zv kryeministër dhe tani President. Këtë veprim e ka bërë me qëllim të tregojë se Berlini respekton dëshmorët antifashistë.
Është epokal si qëndrim, sepse bëhet me protokoll shteti. Tirana zyrtare dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë, duhet të ndihen të nderuar, të jenë mirënjohës ndaj Gjermanisë. Se kanë bërë shumë shtete të tjera që e kanë pushtuar Shqipërinë në të shkuarën, duke nisur nga Turqia, Greqia, Serbia, Bullgaria Italia etj. Por Gjermania sot është liderja politike dhe shoqërore e Europës dhe tregoi edhe qëndrimin e saj politik për luftën ndaj fashizmit.
E në këtë rast politika shqiptare nuk duhet të ketë kompleklse, por thjesht duhet të diskutojë dhe analizojë situatat historike. Edhe në Gjermani ka njerëz, apo edhe grupe që nuk ishin antifashistë, por sot e tregojnë qartësisht këtë qëndrim.
Nëse ballistët dikur u bënë me gjermanët për pragmatizëm, sot duhet të jenë antifashistë, si është për shembull Lea Ypi apo edhe shumë shquiptarë të tjerë që vijnë nga shtresa të së djathtës. Nuk po luftojmë me njëri tjetrin por me veten. Se ç’do t’i tregojmë fëmijëve…
Po ata që u bënë skllevër te sllavëve?
E ke fjalen per Zogollin? Ai qe e rimori pushtetin me ushtare serbe e ruse ne dhjetor 1924?
Skllever te sat- me. Ti je skllave i largeqoftit.
Shqiptarët janë i vetmi vend në botë që kanë luftuar kundër fashizmit dhe e quajnë gabim këtë akt............................................... Shtete si Bullgaria dhe Rumania, kanë qenë bashkëpuntorë me Gjermanët dhe bëjnë çmos për ta zmadhuar rezistencën partizane, në fund të luftës........................... Atje lapidaret, ngrihen ngado për të rritur përmasat e kundërshtimit ndaj nazizmit.... Kur në fakt nuk është luftuar pothuaj fare.
Asnje dhe asnjehere nuk Jane bere skllever te sllaveve,vec individeve qe moren persiper te kryenin rolin e agjenteve te spiunazhit.Dhe mos harro,sipas marveshjes CIA-UDB ne vitin 1954 ,agjentura e UDB u vu ne dispozicionin e cia-s.Pra u bene "te lire","patriote te mire",luftetare anticomuniste".Nje prej tyre keni Saliun,patriot i madh i shquar ,qe Ka qendruar me arme ne d'ore i gatshem per te vrare 30,300,3000 protestues.po ti llogaritesh ,vetem ne tropoje Jane rreth 150,ne 1997jane rreth 3000.Ata qe ti i quan skllever sllave,per interesat e sigurine kombetare te shtetit shqiptar i treguan kufirin te thana si Titos Edhe Hrushovit,si SHaBAnit Edhe grekut,italianità e kujtdo.Sa ishte gjalle ai "Skllavi i madh",i rruajten koqet atij dhe Shqiperise.sot jeni bere skllever te sllavoserbeve dhe rrogetare te putinit,te SHaBAnit dhe cfare Ka nga prapa.
Edhe hengre bare per 47 vite,si nuk te ha nje mortje o debil.
O Kola te gjithe kane nga nje drras manget por ty mer jahu te mungon gjithe tavani!
Kane mbi 3 dekada qe te papunet e qeverise te pakten merren me dicka: E lagu dhelpra bishtin apo jo? Deri tani jane 50/50, e lagu, she lagu. Ka kohe te zgjidhet 28 apo 29. Turp qe na qeverisin njerez kaq re pacipe e te trashe, me kujtojne Mbretin Artur dhe oborrtaret e tij. Pse nuk bie nje rrufe ne Parliament e tju shuaj te gjitheve!
NUK ESHTE I KEQ PO KA NJE GABIM PREJ FEMIJE KUR THOTE QE THACIN ME SHOKE I DENOI GJERMANIA. ATA I DENOJI SERBI ME ALBINININ DHE FRANCA ME RUSINE..VETEM KESHTU MUN TE VINTE NE PUSHTET ME 23% TE VOTAVE AL BINI
Z. Pata, ju lutem ortografinë: shkruhet "s'e tha", "s'e kanë bërë", etj....dhe JO "se tha", apo "se kanë bërë"..., pasi pjesëza "s" zevendëson "nuk" mohues prandaj ndahet nga folja me apostrof.
Kur ka shkuar kancelari Willy Brandt ne Poloni ne 1970 eshte ulur ne gjunje para monumentit qe perkujtonte kryengritjen e getos se Varshaves. Pra behet fjale per politike shume te vjeter gjermane per te kerkuar falje per krimet e luftes, nuk eshte dicka qe e nisen sot. Gjermanet e dine mire qe nuk mund te kete normalizim te marrdhenieve mes dy shtetesh nese pala agresore nuk ndryshon botekuptim dhe nuk kerkon falje per krimet qe ka kryer, por ne rastin e Kosoves dhe Serbise bejne sikur nuk i dine ca gjera. I thone Kosoves bashkepuno me perdhunuesin per arsye praktike. Ed kallami shkon me tej, i thote Kosoves hapi deren e oborrit perdhunuesit se do kesh perfitime ekonomike.