Protesta më 6 dhjetor, Fatos Klosi: Ajo që do të bëjë Berisha do jetë në kundërshtim me të gjitha masat, nuk e ka problem se çfarë i ndodh Shqipërisë

1 Dhjetor 2022, 14:15Politika TEMA

Protesta më 6 dhjetor, Fatos Klosi: Ajo që do të bëjë

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar protestën e 6 dhjetorit që do të mbajë Sali Berisha, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. 

Klodi u shpreh në Report Tv se ky është vetëm një problem personal i Sali Berishës dhe se ajo që ai pretendon të bëjë do të jetë në kudnërshtim me të gjitha masat.

‘Ajo që pretendon Berisha të bëj jam i sigurtë që është në kundërshtim me të gjitha masat. Janë të interesuar të gjithë ata që sjellin shefat e tyre këtu. Është një problem shumë më i rëndësishëm. Ky rast është specifik. Ka një shembull, në gjithë vendet e botë sikur bëhen ndeshje të rëndësishme në stadiume ato që duhen tifozë problematikë i mbajnë brenda në burg.

Bashkia nuk ka përgjegjësi në këtë punë. Mund të bëjë një ofertë. Nuk vijnë të mëdhenjtë e Evropës pa rënë dakord për sigurinë, nuk lejohen gjëra të papritura. E besoj se do të jetë paqësor, pasi do të ishte gafë e madhe. Berisha e ka treguar se nuk e ka problem se çfarë i ndodh Shqipërisë.

Me gjithë masat që do të marrë kjo qeveri ai i del kundër dhe do të tregojë se e ka mbështetjen në popull. Është problem personal i tij.

Do të tregojë se është më i mbështetur se qeveria. Ai do të vijë prap në pushtet, se di se çfarë i ka mbetur për të thënë akoma për këtë vend! 30 vite ka qenë faktor, nuk ka mbetur gjë për t’i thënë. Konservatorizmi është ajo që i ka mbetur për të dhënë.’- tha Klosi.

 

1 Komente

  1. A
    Ari

    Nuk e di perse cdo gje qe thote ky ishi, duhet botuar??!!! NUK ka thene asgje te re, dhe me mori kohen duke lexuar...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje