
Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Bajram Begaj tha se Gjermania do të vazhdojë t’a mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian.
Steinmeier u shpreh se Gjermania dhe NATO gëzohen që kanë një partner kaq të besueshëm.
"Do vazhdojmë t’iu mbështesim. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Mendoj që suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët.
Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështet nga BE do sjellë shumë më tepër qytetarë do kenë mundësi të shijojnë mikpritjen tuaj, bukuritë natyrore.
Kontribuuat që në datën 3 nëntor të nënshkruheshin 3 marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit perëndimor. Do ndryshojnë realitetin e njerëzve.
Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do shkurtojë distancat me tregjet e BE duke e shndërruar rajonin, për ta bërë atë më konkurrues. Vitin e ardhshëm në rajon do zhvillohet samiti i procesit të Berlinit.
Gjermania do vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë", deklaroi presidenti gjerman.
Na hangsh Specin, qe 32 vjet vetem mbeshtetje ndegjojm. Futni Shqiprin ne EU, ska as 2.8 mio banir, e mja na cavet trapin.