
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi deklaroi se kryetari i PL-së, Ilir Meta është personazh i korrupsionit. Teksa po fliste për koalicionin Meta – Berisha, Koçi tha në emisionin “Zona Zero” se kreu i PL-së nuk e ndihmon opozitën, por ia thellon më tepër krizën.
“Çifti Berisha-Meta ishte një ftesë për kthim mbrapa, se nuk është alternative për ndryshim, është një ftesë për tu kthyer mbrapa.
Jemi në këtë fazë që opozita është në krizë dhe ky lloj lidershipi e thellon krizën e brendshme.
Kështu që kriza e krizës nuk zgjidhet. Përkundrazi kjo e thellon fakti që Berisha është “non grata” dhe rrezikon edhe partia të bëhet “non grata”.
Aq më tepër e thellon koalicioni me një personazh të korrupsionit siç është Ilir Meta”, u shpreh ai.
I pyetur se përse PS e zgjodhi Metën president kur është personazh i korrupsionit, deputeti deklaroi se ishin “të detyruar” në mënyrë që presidentin të mos e zgjidhte Sali Berisha.
Ky eshte koci apo koqja?!
T , liria per Kafshe eshte e Turpeshme ,Deghraduese per shoqerine ,sepse qelb Vlerat e Qytetareve
i nderuar ,te vleresojme si nji nga Deputet Shembull te gjithe Klases Politike ,nder me qytetaret qe e reflektoni ate gjate gjithe veprimtarise tuaj Politike , ndoshta edhe ne kte Deklarate jeni shume Korrekt Politikishte , por duhet te pranoni qe jeni ju i Nderuar si PS _ qe keni lejuar qe kjo Politike Shqiptare ,te degjeneroj ne kto Nivele ne kte Maskarade , duke mbajtur Peng zhvillimin Normal te Shqiperise dhe largimin e shqiptareve nga Shqiperia _ sepse nuk keni qen kurr ne Nivelet qe kerkon Politika dhe Politikanet e nji Shteti te vertete . Duhet te njihni paaftesite tuaja si PS si Qeverri qe akoma sot , te le pershtypjen se i mungon Koncepti Shtet , se si duket nji Shtet me te gjitha perbersit e tij , duke mos bere asgje , per Drejtesine per Ligjin ndaj Faktorit Antishqiptare , duke kaluar gjithcka me fjale te cilat nuk kane asnji efekt Ligjore . Shqiptaret presin prej 110 _vjetesh nji Shtet te vertete ,ku te funksionoj Ligji dhe Drejtesia