
Kryeministri Edi Rama shprehet entuziast, 5 ditë para se Shqipëria të mirëpresë Samit e BE-Ballkanit Perëndimor.
Rama shkruan se vendi ka kënaqësinë të presë këtë samit që do jetë një ngjarje historike, teksa ndan logon e samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet më 6 Dhjetor.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë ” shkruan Rama në postomin e tij.
Lini një Përgjigje