“Beteja” për kryeqytetin, Ilir Alimehmeti: Hyra në garën e Primareve për të fituar, do të bëj çdo gjë ndryshe nga Veliaj

30 Nëntor 2022, 21:00Politika TEMA

“Beteja” për kryeqytetin, Ilir Alimehmeti: Hyra në

Mjeku Ilir Alimehmeti do të garojë në Primare për bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi në emisionin “Radar” në Abc, Alimehmeti u shpreh se është i qartë për mbështetjen që ka dhe se nuk do të garonte nëse nuk do të ishte në dijeni të mbështetjes që ka.

Alimehmeti tha se ka një mbështetje shumë të gjerë, që arrin përtej anëtarësisë së Partisë Demokratike.

“E kuptoj shumë qartë se ku është pritshmëria e komunitetit. Jam shumë i qartë mbi çfarë baze mbështetjeje futem. Kam sondazhet e mia, po të kishin dalë në disfavor s’do të kandidoja”, u shpreh Alimehmeti.

Më tej Alimehemti tha se ka hyrë në garë për të fituar. Sakaq ai tha se nëse nuk fiton do të mbështesë kandidatin fitues.

“Kam hyrë në garë për të fituar. Nëse nuk fitoj do të mbështes kandidatin fitues për datën 14 maj. Do të vazhdoj angazhimi politik. Po shkojmë me një frymë ekipi përballë së keqes”, tha Alimehmeti.

Alimehmeti tha se në rast se fiton primaret do të bëjë të kundërtën nga ajo çka po bën kryetari aktual i bashkisë, Erion Veliaj.

“Do bëj të kundërtën totale. Veliajt i mungon transparenca, ndershmëria dhe kuptimi që punohet për qytetarët. Një qytet ndërtohet për qytetarët. Të punosh me njerëzit për njerëzit. Të respektosh të drejtën e votës së njerëzve. Qytetari e ka shumë të qartë se ku i pikon çatia. Do të dilja në nje debat kundrejt Erion Veliajt”, u shpreh Alimehmeti.

Kandidati tha se angazhimi i tij në politik nuk ka ndryshim të madh nga angazhimi i tij në shëndetësi.

“Kjo është vazhdimësi e punës që bëja më parë se dhe ajo që bëja më parë ishte punë me komunitetin. Shëndeti publik dhe shërbimi publik janë pothuajse njësoj, sepse kanë të bëjnë me komunitetin. Sfidat ndryshe por objektivi është i njëjti”, tha Alimehemti.

Mjeku tha se primaret risi dhe se kjo mënyrë zgjedhjesh nuk ka ndodhur ndonjëherë në Ballkan.

“Është hera e parë që ndodh”, tha Alimehmeti.

12 Komente

  1. n
    nje mik nga Vlora

    ke per te fitur lesht e curut , habitem qe akoma pa u konfirmuar ne profesion ky birbo i futet politikes....

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hoxha

      Ti je nje Sali i dyte! Karrierist,egoist, lepires dhe njesoj i rezikshem si ai! Shko neper mejhanet e Tiranes,se aty ke mbeshtetjen! E neveriteshme gjuha qe perdor si e Saliut te pare.

      Përgjigjjuni
      1. 1

        Pas 23 vitesh une do votoj serisht nqs kandidon.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shaqo

          Pra ndryshe nga Velia, do t'i vesh flaken Tiranes, bashke me Berishen, ose do te hedhesh ne ere ato qe ka bere Velia, si Luli mbikakimin e Zogut te zi. Edhe si mjek, u rekomandove qytetareve te mos bejne vaksinen, dhe kjo ndryshe nga bota. Je shume.minorendhe i papjekur.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kujtimi

            Vertete vetem kete gje mund te beje ky debil, qe nuk eshte akoma as mjek, e as politikan, por vetem nje karririst i terbuar i sales.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tironci 6

            Shume pordhe ke ti doktor ,edhe ne kohen e pandemise dilje kundra doktorev tane poe po por edhe doktoreve. shkencetar , po kundra a thua qe ti ishe me i zgjuari ,tani thua do bej ndryshe nga Veliaj ,aman cfare do besh ti me teper ,ti nuk mer vesh nga drejtimi i qytetit,apo do te drejtoje Non Grata si te urdheronte se cfare do thoje ne opinion per vaksinat ,ti je nje zagar per derisa perfaqeson nje grup qe doli nga Nevojtorja e Non Grates ,ti vetem votat e ceceneve ke per te mare ,dhe nje mut nga qytetaria Tiranese

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drejtesia Popullore

              Cdo te thote do te bej te kunderten e Veliajt: Nuk do pastroj qytetin, nuk do te ve taksa, nuk do mbledh plehrat, nuk do te jap leje ndertimi (besoj nuk do perdoresh tritol si ajo travestiti), nuk do te asfaltoj rruget e dyta dhe te treta, do punoj shume me pak se Veliaj (ishallah nuk fle si Luli), nuk do te bej aktivitete, nuk do ta ndryshoj Tiranen do e le sic eshte, biles do e kthej mbrapa si ka qene, nuk do bej Teatrin e ri, nuk do bej Unazen e Madhe, nuk do bej Shkolla te reja, nuk do bej kende lodrash per femije, e shume NUK te tjera. Jo vota qe nuk do marresh, por do fundosesh edhe ate pak reputacion fallc qe krijove me COVID, duke na thene ato qe jepnin agjensite e huaja per kete semundje kontroverse, nevoje nuk kishim per informacionet e tua. Populli nuk eshte budalla sic e mendon ti, o anonim.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dajti

                Kur ti shikosh veshet pa pasqyre do te fitosh,por edhe ne qofte se fiton mos be me shume po bej aq sa ka bere duar arti Z.Erion Veliaj.Halim Kosova eshte 10 here me i mire se ju dhe e di mire se si perfundoj ndeshja.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dajti

                  Kur ti shikosh veshet pa pasqyre do te fitosh,por edhe ne qofte se fiton mos be me shume po bej aq sa ka bere duar arti Z.Erion Veliaj.Halim Kosova eshte 10 here me i mire se ju dhe e di mire se si perfundoj ndeshja.

                  Përgjigjjuni
                  1. x
                    xhela

                    Ky homo te ben per te qeshur..... eh mor Ilir ALIBABA....

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emigranti

                      Do bësh një mut të madh o piciruk që na ke çarë bythën që nga pandemia e këtej. Mos na dil më se je bërë si skuth që plasi për një çikë pushtet. Koqe kandari.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbeni

                        Nuk i kuptoj këta birbo që duan të drejtojnë bashkinë e Tiranës pa patur kontribute të spikatura.Erioni është një djalë i ri që ka punuar për t’i ndërruar faqen kryeqytetit dhe ja ka dalë.I mbaj mënd të gjithë kryebashkiakët që ka vendosur rrumpalla dhe të gjithë së bashku e mbushën Tiranën më kotece pulash duke e kthyer atë si Kandahari.Dihet se Tirana voton me shumicë majtas,prandaj mos u lodh or doktor djali,sepse je i humbur.Ti mund të jesh njeri i mirë,por të ka vendosur kandidat nongrata,sali maloku e si pasojë do fitosh atë të Noc Rrokut.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje