Emri: Shpallet kandidati i PD të Alibeajt, edhe për bashkinë Krujë

30 Nëntor 2022, 22:26Politika TEMA

 

Emri: Shpallet kandidati i PD të Alibeajt, edhe për bashkinë

Pas disa emrave në Mallakastër, Kamzë, Partia Demokratike zyrtare që drejtohet nga Enkelejd Alibeajt ka shpallur kandidatin për kryetar bashkie edhe për bashkinë Krujë. Ai është Saba Sheta, i cili në një postim ka bërë të ditur kandidimin e tij.

Postimi

Nga Sabah Sheta

Të nderuar bashkëqytetarë krutanë kudo që ndodheni
Askush më mirë se ju nuk e di se sa e vështirë është bërë jetesa dhe se si sot bashkia nuk i shërben qytetarëve dhe interesave të tyre. Unë jam çdo ditë me ju, duke përcjellë shqetësimet tuaja, hallet e përditshme. E di se mezi prisni që të vijë dita për ta ndryshuar situatën ku ndodheni e me votën tuaj të zgjidhni njeriun, që i njeh hallet tuaja dhe që do të përpiqet t’i zgjidhë ato.
Duke marrë në konsideratë kërkesën tuaj të vazhdueshme, të cilën e dëgjoj kudo ku takohemi në mënyrë të përsëritur, duke vërejtur me keqardhje mungesën e sherbimeve dhe diskriminimin tuaj te regjimit të Edi Ramës, kam pranuar të kandidoj për Kryetar të Bashkisë së Krujës.
E marr këtë vendim me përgjegjësi dhe i motivuar nga detyrimi për t’ju shërbyer ju dhe për të bërë gjithçka për një jetë më të mirë për bashkëqytetarët e mi.
Për mua është nder dhe privilegj të jem kandidat i Partisë Demokratike të Shqipërisë, partisë që rrëzoi muret e izolimit nga bota perëndimore, partisë që lindi si shpresë e shqiptarëve, dhe unë do të bëj gjithçka që më përket mua që kjo parti të vazhdojë të jetë parti e vlerave dhe shpresave të shqiptarëve, aleate e vendeve demokratike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.
Le ta nisim së bashku këtë betejë për Krujën, krutanët, për të rinjtë dhe të rejat e bashkisë tonë.
Bashkë ne mund të bëjmë ndryshimin për Krujën!
Me shumë respekt dhe mirënjohje.
Sabah Sheta

8 Komente

  1. E
    Engjell

    Alibeaj dhe kandidatet e tij nuk perfaqesojne PD. Dihet kush e ka shumicen. Dihet dhe qe rama mban peng vulen e Pd. Turp.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      saliu është një mut=muti,një antishqipëtar,është një Esat Toptan i shekullit 21.Shpellari dhe maloku sali kërkon t’ju tregoj europianëve se ai është gjallë paçka se Amerika e liris dhe demokracisë i ka vendosur vulën e turpit në mes të ballit.Ai e di se po të qiu kadiu nuk ka kush të ta marrë hakën.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tit Vasili

      Ne anglisht i bie te jete Shaban Muti

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tit Vasili

        Ne anglisht i bie te jete Shaban Muti

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tit Vasili

          Ne anglisht i bie te jete Shaban Muti

          Përgjigjjuni
          1. Ky person nuk asht gje tjeter veqse nji njeri injorant, pa ide, i pakulturum, katunar idjot. E njof personalisht, eshte nja 150 kg. Me nji fjale plonc i gjithi.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gabriel

              Shko mo zagar!

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vgff

                Fat fuck

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje