Kreshnik Spahiu: Pse i duhet Berishës protesta e 6 dhjetorit

1 Dhjetor 2022, 10:07Politika TEMA

Kreshnik Spahiu: Pse i duhet Berishës protesta e 6 dhjetorit

Analisti Kreshnik Spahiu ka argumentuar mbrëmjen e djeshme se përse i duhet Sali Berishës protesta e 6 dhjetorit, që do të mbahet në të njejtën ditë me Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Spahiu tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se Berishës i duhet kjo protestë për t’i treguar ndërkombëtarëve, se ai është faktori numër dy politik në vend.

“Në një vend të vogël si Shqipëria dhe të parendësishëm në faktorizimin politik, në politikat e mëdha evropiane, mendoj që 3 janë faktorët ndërkombëtarë që ndikojnë në politikbërjen në Shqipëri.

Amerika, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian. Tani, me dy të parët, Partia Demokratike i ka larë duart, sepse ata janë shprehur, të paktën qeveritë të cilat sot janë në pushtet, janë shprehur drejtpërdrejt për qëndrimet.

Partia Demokratike zgjedh që të protestojë në ditën në të cilën vijnë liderët evropianë, për herë të parë së bashku në një ditë, të gjithë në Tiranë.

Mendoj që për t’u faktorizuar me faktorin ndërkombëtar, duhet të jesh prezent. Duhet t’i tregosh protagonizëm, njerëz, që je shumicë, që je faktor në vendin tënd.

Arsyeja është që Sali Berisha do të thotë që unë jam faktori numër dy politik në Shqipëri dhe forca të cilën unë e drejtoj, pavarësisht nga logo, e ka Lulzimi apo se ka Lulzimi, unë jam faktori numër dy në Shqipëri”, deklaroi analisti. 

2 Komente

  1. A
    Andi BUSHATI dhe Albin kurti e TALLIN keq YMERIN

    YMER QELBAZA KELLIRA NUK JA FUT KARIN NE BYTH VETEM FRROK CYPIT E MUT VELIUT POR JA FUT KARIN NE BYTH EDHE KRESHNIK SPAHIUT HAHA HAHA

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saliu

      Ore ti qe vetquhesh Andi sao fjalor te pasur ke si dukesh edhe ne familje dhe me shoqerine kete fjalor te cingular perdore. Shko bir bej shkolle ose bej nje pune e fito vete disa para, se qenke zi nga xhepi e zi nga shpirti pa lere nga gjuha.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje