
A është ai politikani me emrin Taulant? Këtë pyetje të drejtpërdrejtë i ka bërë moderatorja Erla Mëhilli, kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, lidhur me dëshminë e Ardian Çapjes në sallën e gjyqit.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Balla ka deklaruar nga Brukseli se nuk ka asnjë të vërtetë në këtë histori.
Ai tha se sapo të kthehet në Tiranë, do të përballet me shpifësit dhe do të firmosë kallëzimet penale.
Pjesë nga intervista në Euronews Albania:
Erla Mëhilli: Opinioni publik këtu në Shqipëri prej disa ditësh tashmë zien për një çështje, për të cilën ju nuk keni folur. Opozita gjithashtu ju ka akuzuar, mediat kanë shkruar. Më lejoni t’ju pyes.
Taulant Balla: Sapo të jem në Tiranë, jam i gatshëm të merrem me babalen e radhës.
Erla Mëhilli: Pse Babalen e radhës? Janë akuzat e opozitës apo ka diçka të vërtetë?
Taulant Balla: Asnjë gjë të vërtetë nuk ka.
Erla Mëhilli: Nuk ka asnjë të vërtetë?
Taulant Balla: Asnjë gjë.
Erla Mëhilli: Nuk jeni ju politikani me emin Taulant që përmendet në pergjime, për të cilin zien opinioni publik?
Taulant Balla: Nuk e di me çfarë e masni zierjen e opinionit publik megjithatë, sapo të jem në Tiranë dhe të jem në parlament, që t’i kem shpifësit përballë, e pastaj drejtësia do merret me këtë çështje. Sepse kallëzimet penale janë duke u bërë gati dhe sapo të kthehem do i firmos.
Erla Mëhilli: Pra do kallëzoni penalisht opozitën për akuzat që ju kanë bërë?
Taulant Balla: Patjetër.
Erla Mëhilli: Por nuk është vetëm opozita që ju akuzon, ka edhe individë të tjerë në sallë gjyqi që e kanë përmendur (I referohet Ardjan Capjas).
Taulant Balla: Të lutem, mos e harxhoni minutazhin e nderuar të intervistës të çështjeve që lidhen me Europën për babalet.
Erla Mëhilli: Kjo është një çështje e rëndësishme që ju bën mirë edhe ju ta sqaroni, për të dhënë versionin tuaj të ngjarjes.
Taulant Balla: Po, po. Njëherë në 4 vjet, unë kam nga një sulm të tillë.
Cfar gallade sepse kur thuhet qe nje person vrau familjen Haklaj ne Tropoje thuhet qe nuk eshte e vertete.Kur thuhet qe qe ne Lezhe me urdher te nje politikani te Larte eshte vra nje person i familjes Ndoka nuk eshte e vertete. Por asneri nga keta politikane nuk ka marre guximin ti coje ne prokurori shpifsit.Kjo eshte gazetaria jone e shitur. Tauland coje deri ne fund kauzen tende per drejtesi.
Opozita,Saliu,Meta,Basha,Moniçka,PD-ke,Pl, e kane ndertuar punen e tyre vetem me shpifje dhe kurre me drejtesi. Ata lloj specish,shpifin gjithe diten e gjithe naten,krijojn video si ajo e "Babales"dhe mbajne shprese se do fitojne nga keto. Por perkundrazi,humbasin. Populli i kupton djallezit e tyre dhe i denon rrepet. Me shpifje futen Saimir Tahirin ne burg.Shpifen dhe paguan prokoror e gjykates deri sa ja arrtiten qellimit.Shpifje dhe vetem shpifje. Po keshtu edhe per inceneratoret,per rruget,per portin e Durresi,e per çdo pune qe bene kjo qeveri. Nga te gjitha ato qe thone ata,nuk ka asnje te vertete,ku edhe kohet e fundit per Taulant Ballen.
Nuk di ne eshte fajtor apo jo,por palle eshte…
shqipe ! Kur sulmohet kaq shume e kaq egersisht KY BALLA tregon se nuk eshte “Palle” ! Urrejtja Ju ka verbuar juve jeniceret e Sali Mortjes…..!
Une jam me komandantin. Palla eshte palle dhe pik.
O taulant a ke. vjedhur ? Jooo A ke bashkpunuar me kriminele ? Kurreee A ke porositur vrasje me pagese ? Bahhhh Shpallesh i paster kurse ai tjetri genjeshtar . A do ta padisesh per shpifje ? Joo, se gjynafff , ka nje tufe kalamaj . Mbyllet seanca .
OShqipe ,nuk e meriton emrin Shqipe ,ti nuk meriton te quhesh as sorre .Po te kujtoj skenarin e Babales, kure dolen muskutjeret e PD-sene tvdhe deklaruan ,gjemen qe do pesonte PS mbas zbulimit qe ishte bere per Babalen .Skenari do vazhdonte me ,Xhafen ,Ballen, Gjiknurin dhe te tjer .Renia e qeveris ishte e sigurt .Skuthat ,Basha,Alibeu ,Paloka ,Bardhi ,dhe urithi salianji... e dirigjenti, ferkonin duart se lepuri kishte dal ne shtek dhe dora ne kembez per te shkrepur topin qe do trondiste BOTEN dhe qeveria dorezohej ne tavolin.Kjo eshte strategjia e shpifjeve te PD-S.Taulant Balla mund te ket mangesi ,POR kurre veprime per te cilatZ Mehilli e pyet .Shqipe ndalo fluturimin dhe endrrat me sy hapur dhe zbrit ne toke te shikosh realitetin si eshte dhe te flasesh me tru ne koke ...