Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj Presidentit të Serbisë, i cili ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, pasi emëroi Nenad Rashiçin, në postin e ministrit për komunitete.
Kurti e mori vendimin pas dorëheqjes së kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq.
Në një postim në twitter, Lulzim Basha ka shkruar: “Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës. Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe”.
TemA
Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 2, 2022
Me pelqen gjuha qe Basha ka perdorur ne kete mesazh, e cila eshte paqesore dhe i le hapsire rruges se bashkepunimit mes shqiptareve dhe serbeve, pasi NUK ka rruge tjeter per te jetuar si dy vende fqinje. Duhet te pranojme njeri-tjetrin ashtu sic jemi, dhe ashtu sic ka qene histoaria jone, dhe te shohim nga e ardhmja europiane, sapo qe ne politika serbe e ka te veshtire kete rruge, por edhe ajo nuk ka rruge tjeter,vec bashkepunimit me shqiptaret dhe rrugetimi ne BE...
Rublat Ruse ooo Lulushe rruga kombit kater te vrare para kryeministrise i ke harruar çfare ke bere ne kosove kur ke qene perkethyes nuk dihet ?
O Bash loqja,paske rene ne ujdi me Vucicin qe te besh sikur e shan dhe te na dalesh patriot i kulluar pas spiunimeve te felliqura qe ke bere ndaj UCK-s e shqiptareve.Pas sumes e ke dhe ti mos u merzit