Rexhep Qosja: Frika ime për protestën Berisha - Meta!

2 Dhjetor 2022, 11:02Politika TEMA

Rexhep Qosja: Frika ime për protestën Berisha - Meta!

Akademiku Rexhep Qosja, i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV foli për disa nga problemet kryesore me të cilat përballet sot shoqëria jonë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Një temë e cila ka marrë vëmendjen e opinionit publik së fundmi është edhe protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në datën 6 dhjetor, datë në të cilën do të mbahet në Shqipëri edhe samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. I pyetur për këtë temë, akademiku Rexhep Qosja u shpreh se e sheh me mosbesim këtë protesë për shkak të gjuhës së urrejtjes, që është përdorur nga ana e dy partive opozitare kundrejt qeverisë aktuale.

“Është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi, por unë aq sa jam i gëzuar se ky samit i Bashkimit Evropian po mbahet në Shqipëri, është një samit që i kushtohet në përgjithësi Ballkanit Perëndimor por kam një shqetësim prej protestës që do të mbajnë Kryetari i Partisë Demokratike dhe Kryetari i Partisë së Lirisë. Kam një shqetësim, një drojë, një mosbesim. Pse e kam një mosbesim?

Gjuha me të cilën kanë folur ata deri më tani për qeverinë e sotme të Shqipërisë, është shumë e vështirë dhe unë i lejoj vetes të them se është e palejueshme në jetën politike. Unë po i lejoj vetes të lexoj disa mendime që kam shënuar.

Për shembull: Qeveria është kthyer në promovuese të krimit. Kryeministri është avokat i Vuçit, kryeministri i është përkushtuar vjedhjes, kryeministri e ka faktuar skllavërinë, me Greqinë kryeministri e shiti detin. Për kryeministrin nuk ekzistojnë gjykatat, trajektorja e kryeministrit është nga batakxhiu te vandali. Kryeministri e shkatërroi Tiranën në mënyrë monstruoze, kjo qeveri është një bandë kriminale, prioritet i Rilindjes janë krimi jo arsimi, e të tjera si këto.

Tani si mund të besojmë në protestën që do të mbahet ditën kur mbahet samiti i BE-së në Tiranë? Si mund të besojmë që ajo protestë do të jetë në rregull nga të gjitha pikëpamjet? Do të jetë paqësore? Do të luajë një rol të rëndësishëm para syve të pjestarëve të BE-së, të figurave të mëdha politike, shoqërore të BE-së. Ai samit është shumë i rëndësishëm, së pari shpreh një besim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi. E dyta merret me problemet që janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi, do trajtojë problemet e Ballkanit Perëndimor, do i mendojë do i trajtojë do marrë masat për të penguar atë që po synon Rusia dhe ajo që po synon Rusia është kontrolli i Ballkanit Perëndimor dhe çështje të tjera shumë të rëndësishme. 

Por shpresojmë që mund të mbizotërojë arsyeja dhe ajo protestë ta dëshmojë të kundërtën e asaj që e nxitin, që e thonë këto fjalë të palejueshme, të papranueshme që i lexova më lart. Unë ju bëj një pyetje. Ku mund të dëgjohet sot në Evropë, në Perëndim, ku mund të dëgjohet sot në botë një gjuhë e tillë për kundërshtarët politkë. Ajo është gjuha e urrejtjes dhe gjuha e urrejtjes është gjuhë që penalisht ndëshkohet. Ajo gjuhë sot nuk e ka një shembull të ngjashëm askund tjetër, e dëgjohet në Shqipëri. Përfaqëson një ballafaqim tepër të vrazhdë të opozitës të dy partive me qeverinë shqiptare. Qeveria shqiptare, kjo qeveri e socialistëve ka bërë shumë të mira, për Shqipërinë me masat e veta, me veprimtarinë e vetë e të tjera. 

Ajo gjuhë objektivisht e kompromiton kulturën politike shqiptare, ajo gjuhë nxit urrejtjen e pjestarëve të këtyre dy partive me pjestarë të partive të tjera që janë në shumicë në pushtet në Shqipëri. Kjo gjuhë e tillë që e dëgjojmë, për të cilën e sigurtë informojnë shtetet e veta përfaqësuesit diplomatikë në Tiranë dhe të tjerë që jetojnë ose vijnë në Shqipëri, e pengon mirëkuptimin e faktorëve ndërkombëtarë për Shqipërinë dhe mirësjelljen e tyre ndaj qeverisë dhe ndaj Shqipërisë, biles edhe ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Me të i bëhet shërbim shumë shumë i rëndë, i padëshiruar kombëtar e ndërkombëtarë Shqipërisë por edhe Kosovës.

Shumëkush e pret me shqetësim protestën e 6 dhjetorit. Shqipëria me këtë samit u bë faktor i rëndësishëm, e theksoj edhe Pëllumb Xhufi në një intervistë së fundmi që Serbia prej vitit 1948 kur Jugosllavia e atëhershme u distancua prej Bashkimit Sovjetik dhe prej politikës së Stalinit, Serbia ishte gjatë faktor ndërkombëtar dhe kryesore që faktorët ndërkombëtar e këshillonin për Ballkanin Perëndimor dhe për Ballkanin në përgjithësi. Tani Shqipëria me politikën e vetë, me sjelljet e veta ndaj faktorëve evropianë dhe ndaj SHBA-ve dhe Kosova po ashtu bënë që gjuha politike shtetërore e Shqipërisë dhe Kosovës të çmohet gjithnjë e më shumë. Dua të theksoj se për këtë u takon një meritë e veçantë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. 

Ata dinë të shprehin edhe mospajtimet në disa vendime, siç e shprehu Albin Kurti në bisedimet në Bruksel para përfaqësuese të BE-së, megjithatë vendimet e tyre çmohen sepse nganjëherë edhe këta të Evropës bëjnë ndonjë trysni ndaj nesh që sipas meje janë të papranueshme dhe i bëjnë disa lëshime ndaj Serbisë.

Ne duhet të kemi shumë mirëkuptim dhe shumë nderim, ta ndiejmë veten edhe në Shqipëri edhe në Kosovë shumë të kënaqur për mbajtjen e këtij samiti të BE-së në Tiranë”, u shpreh akademiku Rexhep Qosja.

24 Komente

  1. a
    askush nuk e ble dot te kaluaren e tij

    Rexhep Qosja ka qare kur e kane perjashtuar nga Lidhja Komuniste Jugosllave per Stalinizem. Ka marre vetem nja 2% votash ne zgjedhjet ku ka marre pjese ne Kosove si kryetar i nje partie qe nuk ja mba askush mend emrin, se helbete si i thone fjales "C'do njeri e njeh shtepia e tij"! E kane perjashtuar edhe nga Akademia e Kosoves si percares e ngatrrestar. Nje Enverist i thekur qe akoma loton per Enver Hoxhen dhe qe sheh Edi Ramen si pasues te denje te tij.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patrioti

      Injoranca nuk ka kufij. Duhet të lash gojën more i paudhë kur të përmendësh emrin e të madhit Rexhep Qosja.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I. Hoti

        Goja e mbushur me mut , nuk ka uje qe e lane.. KETA TRU SHPERLARE,Salehi me banden e tije , i ka q..e ne tru ! pOPULLI E DI.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Enkelon

        O ç'mjerim këto fjalë, që si duket flasin për të kaluarën dhe të sotmen e autorëve të komenteve si ky më lart...

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buda

          Kur flet dijetsri dhe patrioti i madh Akademik Rexhep Qosja, ne te tjeret duhet te heshtim!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pollogasi

            Ashtu, ashtu, me msusin! thoshim dikur. Kur flet Enveri; kur flet kari marksi, kur flet lenjini; kur flet tita Kur flet partia, ne duhet vetëm të pordhim dhe asesi të mendojmë. Rexhepi ishte një student i dobët në studimet pasuniversitare, filologji, Beograd. Kishte telashe, skandaloz, me gjuhë të huaja dhe i dukej abstraksion i pakapshëm estetika. La studimet dhe mori me vete do libra të cmuara nga biblioteka e katedrës së albanologjisë dhe nuk i ktheu më... Ka merita të mëdha, por vuan nga kompleksi i madhështisë...dhe është argati politik i së majtës staliniste-enveriste në Dardani. Intrument i thjeshtë...

            Përgjigjjuni
          2. s
            shijaku

            gogogogo, gomar !!!

            Përgjigjjuni
          3. S
            Sqepari

            Ti qe pergojon nje intelektual te kalibrit kush je? Pervec se nje cope mooti, asgje me teper!?

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mohikani

              He was born one day before the devil.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mergim Tari

                Fakti qe ka lindur nje dite para djallit tregon shume. Tregon qe deri ate dite, mbi toke lindnin njerez normale. I tille eshte edhe prof. Qosja. Por a e di se cfare ndodhi të nesermen, diten qe lindi djalli? Ate dite lindi në Viçidol binjaku i djallit. Me perbindesh dhe i zi se edhe vete djalli. Aq I ndyre në felliqeisne e tij djallezore, saqe edhe mortja ka frike ta marre.

                Përgjigjjuni
              2. E
                Ethem Lalaj(MallaKASTËR)

                Ju falënderoj Zotri Akademik Kosovar Rexhep Qose për mendimet e vyera që shkruan. -Ju shpesh keni shkruar se E.Rama është KM më i mirë në 32 vite në Shqipëri.Këtë e shkruan edhe Presidenti më i mirë në Shqipëri Alfred Moisiu.Por,S.Berisha nuk u dëgjon Ju,SHBA,BE..as Krishtin as Muhametin..Ai është Përbindëshi më i madh për KOMBIN Shqipëtar.Pasi ka kën edhe kundër UÇK dhe Kosovës SHTET më vete.Kjo u faktua me RAMBUJEN dhe në Washngton para Presidentit Bill Klinton..etj. -Sb ka tredhur DREJTËSINË QË NË 92 ndaj nuk është thirrur në drejtësi për mbi 155 krimet e tij në 32 vite. -DASH e damkosi non grata në 19 maj 2021 për korrupsion madhor,Minim të demokracisë,Shpërfillje të drejtësisë,etj..dhe A.Kraja i kërkoi DASH prova përsëri siç i tha Sb.Athere mund të themi se DREJTËSIA E RE me investimin kryesisht Amerikan po bëhet në Shqipëri,Kur SPAK godet vetëm majtas për korrupsion dhe vrasësit e 21 janarit,Gërdecit,etj i lë të lirë.Ky është TMERR. -Namik Hoti ka thën..Sb nuk zbret nga kali pa e vrarë.Kjo me E.Ramën KM nuk i ndodh Sb. -Athere kur drejtësia nuk vepron nga frika,Kur DASH i mban sehir,Kur BE i mban sehir,Kur Sb shpif çdo ditë kundër të gjithëve.. Athere ç'duhet bërë me Sb që e cilëson KM e vëndit ARMIK. !? Kur do e vriste edhe Atë në 21 jabar 2011..?Dhe pas tij lëshohen të gjitha KUKUVAJKAT E TIJ DUKE HELMUAR BOTËN. -Kjo ishte DEMOKRACIA QË NA SERVIRI BE SHBA. ?? Si kjo demokraci që na prunë mos ardhët KURRË,KURRË,KURRË..!

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fadil isufi

                  Atëhere u trajtonte dhe mendonte se Kosova do të ishte pjesë e Serbisë sot ndryshojnë ghonat prandaj ato lotë për Kosovën kanë qenë kte nuk e kanë kuptuar Kosovarët prandaj e lanë Rexhep Qosen jashtë jashtë Institucionit të parlamentit prandaj e vuajnë edhe sot

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pilafi

                    Akademiku Rexhep Qosja eshte dhe do te mbetet nje nga figurat me te shquara te kombit shqiptar. Eshte fat i madh qe e kemi. Sa per ty o Askush qe komenton me lart, do te perdorja fjalorin me banal kunder teje, po nuk ma lejon edukata.(Zere se ti kam thene o plehre)

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Himarioti

                      Rexhep Qosja, është ndër më të mençurit, të diturit dhe patriotët e kombit tonë, në të gjitha kohërat. Ata që flasin kundër tij, janë shqipfolës antishqiptarë, të pandreqshëm dhe të pakorigjueshëm.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                        Rexhep Qosja eshte nje grindavec, nje urryes dhe nje mohues i personaliteteve properendimore.

                        Përgjigjjuni
                      2. B
                        Berti

                        Kjo gjuhe urrejtje qe perdorin dy antishqiptaret me te medhenj te gjithe kohrave, kryekrimineli Sali Berisha dhe kryehajduti Ilir Floriri do te vazhdoje te pershkallezohet ne popull duke krijuar premisa per perplasje civile ! E pergjegjesia kryesore do te bjere mbi SPAK - un me ne krye Arben Krajen te cilet qellimisht nuk veprojne mgjse Shba dhe europa shfaqin habi dhe i thone hapur perse nuk i marrin ne ndjekje penale ???!!!??

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lina

                          RESPEKT !

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            pokeristi

                            z.Rexhep Qosja padyshim eshtë sot një nga intelektualët më të shquar patriotë shqipëtarë. Është një zë ifuqishëm i të vërtetës ,është një zë i ëmbël dhe objektiv.Është një vlerë 4kombëtare. T’a vlerësjmë dhe t’a mbrojmë këtë aset kombëtar.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Konan

                              Mos u perziej ne politike o prof . Se do dalesh i dhjere . Rri ne fushen tate siç bejne shume mendje te ndritura .

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dante

                                Rexhep. Pse ke vendosur qe te humbasesh respektin e njerezve tani ne pleqeri? Pse behesh naiv? Si ka mundesi qe gjykimi te eshte erresuar? Flet per gjuhen e opozites si gjuhe qe nul ndeshet ne europe, po gjuhen e qeverise dhe te Kryeministrit Rama ne vecanti perkundrejt opozites e ndeshem ne europe?? Ofendimet, talljet, fyerjet personale dhe publike qe Rama i ben opozites a i ndesh ti i dashur Rexhep ne ndonje qeveri europiane? Prandaj rexhep mos u bej rexhep por rri Rexhep me R te madhe. Jepi hakun secilit. Ne kemi kete opozite pikerisht se kemi ate qeveri, jane shkak dhe pasoje.

                                Përgjigjjuni
                                1. t
                                  tetovari2

                                  Po gjuha e Sali Haxhi Qamilit a ndeshet dikund në kuloaret politike të Europës o Dante?

                                  Përgjigjjuni
                                2. X
                                  Xoni

                                  Berisha nuk ka hallin e Shqiperise por vetem hallin e vet personal qe nderkombetaret e kane denuar dhe perjashtuar nga tryeza politike. Dhe per kete ai eshte gati te djege komplet Shqiperine ...po mundi. Ato qe I shkojne pas jane kryesisht te genjyer dhe nje pjese e vogel antishqiptare te blere.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gerdeci

                                    O "dante", po si mor burre flet per gjuhen e Rames, qe kurre asnjehere nuk ka nxjerre nje sharje personale per hienat opozitare megjithese ata çfare nuk i kane thene qe prej 25 vitesh e dite me dite. Rama eshte kaq me integritet sa as nuk denjon te merret me keto hiena anti-Shqiperi. Per t'ua treguar vendin, ua ka treguar me se miri, por me dinjitet prej burri shteti dhe ne mbrojtje te interesave te vendit dhe popullit te tij. Rama mbahet sot si nje nga politikanet me te zote edhe nga bota.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Detari

                                      R. Qosja është një personalitet në fushën e letrave, por një i mbaruar politikisht. Enverizmi i tij është tejet primitiv. Kaq.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje