Jorida Tabaku: Parlamenti Europian pranoi amendamentet tona për garanci në zgjedhje

2 Dhjetor 2022, 13:23Politika TEMA

 

Jorida Tabaku: Parlamenti Europian pranoi amendamentet tona për garanci

 

Nënkryetarja e PD-së, orida Tabaku ka deklaruar se Parlamenti Europian ka pranuar amendementet e opozitës për garanci në zgjedhje dhe kontroll ndaj përdorimit të fondeve publike në fushatë. Në një lidhje direkte në rrjetet sociale Tabaku ka treguar pikat që PE ka pranuar sipas sugjerimit të opozitës.

Deklarata e Tabakut

Parlamenti Europian arriti që të miratojë një rezolutë të përbashkët për Shqipërinë duke marrë bekimin e mazhorancës dhe gjithashtu edhe Partisë Demokratike. Një rezolutë e cila kishte vite që nuk miratohej bashkarisht nga PE por që kësaj radhe morri miratimin e të trija palëve në proces.

Rezoluta në fakt ka qenë e mbushur me kritika ndaj qeverisë sidomos në lidhje me zgjedhjet e lira duke përfshirë edhe skandalin e patronazhistëve por edhe çështjen e përdorimit të fondeve publike. Në një paragraf të marrë mot a mot sipas raportit të OSBE/ODIHR dhe cituar në rezolutë duket se opozita ka arritur të bëjë një goditje të fortë.

Përpos kësaj, elementë kyç si korrupsioni, azilkërkuesit, krimi i organizuar dhe kërcënimi i SPAK nga njerëz me pushtet mundën të hyjnë brenda rezolutës së Parlamentit Europian dhe të pranohen. Pikërisht për këtë çështje deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku, transmetoi një videomesazh të shkurtër për ndjekësit e saj në rrjetet sociale ku rendiste shtesat në rezolutë.

Ditën e djeshme, ajo në emër të PD-së, prezantoi 11 amendamente që u pranuan tërësisht nga Parlamenti Europian ndërsa vetë relatorja për Shqipërinë, eurodeputetja Santos shprehu shqetësim për lirinë e medias. Ajo çfarë u vu re dje ishte dhe mbështetja e plotë që EPP-të për deputetët e opozitës teksa gjithë kërkesat e tyre për ndryshim janë miratuar me bekimin edhe votat e Partive POpullore Europiane. Një ndryshim madhor me opozitën e Foltores e cila po përpiqet të gjejë “gjuhën” e bisedës me EPP dhe PArlamentin Europian përmes dhunës dhe protestës.

“Kjo është rruga se si Parlamentit Europian dhe BE i bëjmë të ditur ne si PD ekzistencën e problemeve të thella në demokracinë tonë. Duke i ngritur këto çështje këtu institucionalisht dhe që përkthehen në rezolutë.” U shpreh Tabaku “Dje dhe sot në Parlamentin Europian është folur Shqip! Është folur Shqip për shqetësimet kryesore të shqiptarëve. Me propozimet e PD u miratua një rezolutë ku në krye të rendi të ditës ishin:

1-    Shqetësimi për zgjedhjet eleminimi i çdo ndikimi të pushtetit në zgjedhje duke nisur nga abuzimi me të dhënat personale dhe deri tek përdorimi i parave publike dhe fondeve publike për zgjedhjet

2-    Shqetësim kryesor është korrupsioni dhe rënia e indeksit të Transparency International

3-    Lufta ndaj krimit të organizuar

4-    Eleminimi i ndikimit politik në sistemin e drejtësisë dhe institucionet e saj të reja.

5-    Media dhe azilkërkuesit që sot janë në rendin e ditës në Shqipërinë ku jetojmë dhe ku diskutohen u sollën dhe në Bruksel prej PD.

Nuk ka asnjë rrugë tjetër për të ndërtuar Shqipërinë përpos se procesit të Integrimit Europian. Për ta shfrytëzuar gjithë potencialin që ky proces ka dhe për të bashkëpunuar dhe bashkëbiseduar edhe me kolegët tanë në Parlament Europian; kush është Shqipëria sot

Kjo është rruga se si Parlamentit Europian dhe BE i bëjmë të ditur ne si PD ekzistencën e problemeve të thella në demokracinë tonë. Duke i ngritur këto çështje këtu institucionalisht dhe që përkthehen në rezolutë.”

2 Komente

  1. h
    hahah cfar garancie kerkojn Hajnat e PD-s !

    uo sa kom qiesh bre .kjo asht tarrallake apo ban ashtue hah ha ha

    1. T
      Tani

      Kjo bachella e Tabakhones eshte skllave e Tropojaneve....ashtu si dhenderri i Saliut zonja Malltezi edhe kjo sharabajke mori prone qe kishte shpronesuar Italjani tek kopleksi Partizani dhe ndertuar 5( pese) pallate...kjo sharabajka e lobit Shpellarit Sali e kompani....

      Lini një Përgjigje