Hapet rruga për heqjen e dekoratave të dhëna nga Meta, "shpëtojnë" restorantet e mishit të nderuar

2 Dhjetor 2022, 18:40Politika TEMA

Hapet rruga për heqjen e dekoratave të dhëna nga Meta,

Në Kuvend është depozituar nga qeveria një projektligj për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Shqipëri. Përpos rregullimeve të tjera, nisma ligjore parashikon për herë të parë edhe mundësinë e heqjes së dekoratave dhe të titujve të nderit për personat që mund të mos e meritojnë.

“Ligji nr.112/2013 ka qenë jo i plotë në drejtim të rregullimit të rasteve kur u hiqet titulli i nderit subjekteve që e kanë marrë atë sipas ligjit. Në projektligjin e ri janë përcaktuar këto raste në mënyrë shteruese, të cilat përmbajnë rrethana të atilla që e bëjnë të pamundur objektivisht mbajtjen e titullit të nderit”, thuhet në relacion.

Konkretisht, kur një person dënohet me vendim të formës së prerë për një nga veprat e parashikuara në Kodin Penal, nuk do të mund të mbajë titullin e nderit. Në këtë rast, vendimi mund të merret nga gjykata si dënim plotësues ose nga vetë institucioni përgjegjës për dhënien e titullit ose titullit vendor të nderit. Titullin e nderit do ta humbasin edhe personat, të cilët shpallen të padëshirueshëm sipas ligjit që rregullon qëndrimin e të huajve në Shqipëri.

Gjithsesi, titujt e nderit dhe medaljet do t’i humbasin restorantet e mishit të derrit dhe të peshkut, që janë nderuar nga ish Presidenti Ilir Meta, kur shkonte për të konsumuar dreka dhe darka, duke i nderuar më pas me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Meqenëse këto restorante nuk kanë se si të dënohen dhe të shpallen non grata, do të vijojnë t’i mbajnë titujt që u ka dhënë Ilir Meta. Ky i fundit e ktheu Presidencën, jo vetëm në një fabrikë të dhënies së shtetësive, por edhe në një fabrikë dekoratash. Meta ka dhënë një dekoratë çdo dy ditë.

Ndërkaq, ligji i vitit 2013, aktualisht në fuqi, është evaziv sa i takon kushteve dhe kritereve që duhet të plotësojë një person për t’u nderuar, duke përmendur vetëm termat “personalitete shqiptare” apo {personalitete të huaja”. Nisma e re parashikon që mund të nderohet me titull nderi shtetasit shqiptarë ose të huaj, që janë dalluar në kryerjen e veprimtarive të fushave të ndryshme, brenda ose jashtë vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të shtetit, kombit shqiptar apo komunitetit të njësive të vetëqeverisjes vendore.(Shqiptarja.com)

13 Komente

  1. S
    Sali Ram Berisha

    Aman, vetem MEHDI BUSHATIT mos ja hiqni, jo per gje por se ja bo shume per te pastruar Tiranen dhe qytete te tjera nga fara e keqe e ARMIQVE te PARTISE kur ishte KRYESPIUN I LARTE NE MINISTRINE E BRENDESHME si drejtor i drejtorise famekeqe te DEBIM - INTERNIMIT. Pastaj mos harroni, kujdes, se ANDI MEHDI BUSHATI, do ta quaj shkelje e te DREJTAVE TE GAZETARIT pro funderrinave.

    1. Roberto

      Pse vetem Mehdi Bushatit?? T'ja kishin dhene si futbollist do ishte me mire. Po dekorata per Zamir Kellicin?? A me thote ndonjeri prej jush c'fare kontributi ka dhene ky njeri?? Ka qene ne nje post te rehatshem ne Pallatin e Kultures si masovik dhe asgje me shume. Nuk po flas me per kengetare qe merrnin pjese neper tallavate e Agush Metes apo kasape mishi qe mbushnin barkun e qelbur dhe te pangopur te tij.

      1. Roberto

        Pse vetem Mehdi Bushatit?? T'ja kishin dhene si futbollist do ishte me mire. Po dekorata per Zamir Kellicin?? A me thote ndonjeri prej jush c'fare kontributi ka dhene ky njeri?? Ka qene ne nje post te rehatshem ne Pallatin e Kultures si masovik dhe asgje me shume. Nuk po flas me per kengetare qe merrnin pjese neper tallavate e Agush Metes apo kasape mishi qe mbushnin barkun e qelbur dhe te pangopur te tij.

        1. F
          Falje per fjalorin

          Me sakte. Heqja e LLAMARINAVE te dhen MUTI.

          1. V
            Veshegjati-LIke??

            Goarin time e kame "Pagezuar" LIke..si nje shenje "MIrenjoheje" per Dekorimin qe i beri Ilir Floriri(Presidenti)... e Dekoroj Gomarin time se Pelliste dhe therriste gjithmone per LIken dhe Berishen...lol

            1. L
              Lushnjari DEMBO

              Ti mbake gomar be shtepi, dhe besoj se shkoni mire me gomarin. E paske pagezuar me shenje mirenjohje LIKE . Cfare humori paske more " Me shqeve se qeshuri' ky humor qe beri ky eshte nje humor me i bukuri i gjithe vitit ne Gazeten Tema. Shikoni sa humor brilant "Kam nje gomar dhe ja kam vene emrin LIKE. Ha,Ha,Ha.Ha humor te tille me te bukur nuk kam lexuar ndonjehere

            2. s
              soc e shajne titujt e mare ne ate kohe i duan

              mire do ishte te hiqeshin titujt e sali sheshit e tritan preshit e co ,si dr prof qe i kane mare ne kohen e soc...

              1. L
                Lani

                Punë budallenjsh. Aspak serioze per turpin e gjithe shqiptareve qe e paten president.

                1. t
                  taras bulba

                  Meta ,ose Metaj e beri dhenien e dekoratave si kinezet kur vinin ne portin e Duresit dhe shperndanin me thas stema kineze.... Njeri lamash , njeri i vogel dhe i brumosur me xheste te uleta ....nuk jane vetem dekoratat , ju kujtohet se si gerthiste e cirej kur perleshej fizikisht me policet bashkiake ....dhe me kryesorja .....nuk kishte asnje te drejte ....as te fuste hundet ne punet e Bashkise , por dhe te zgjaste duart e felliqura drejt nje punonjesi te policise bashkiake ....njeri i dobet dhe i piste ...shum fat i keq per shqipteret qe e paten president qelbesiren Meta ..... Vec sot ,sic ke koken te vene dhe festen .....shqipo jemi , Meten do kemi .....

                  1. E
                    Enio

                    PO e miratuan, nuk do hiqen vetem ato qe ka dhene Meta, por edhe ato qe ka dhene Veliaj.

                    1. m
                      mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                      pas atij shkrimit te linda rames linda rames i duhet dhene patjeter titulli nderi i kombit me arsyen sic thoshte dhe vete se donte ta fillonte klasen e pare ne moshen 4 vjec se ishte me teper e zgjuar per moshen qe kishte, dhe prinderit se lane dhe ajo u merzit ....

                      1. z
                        zamir

                        Kur kendon e mban varur kete dekoraten ky tra la la ja...

                        1. r
                          robi

                          shume shpejt dhe dekoratat qe kane marre kovacet, berberet, karrocieret, kuzhinieret, peshkataret,bleterritesit, pyllaret, pastruesit e rrugeve, mbledhesit e luleve, drogmenet, lristat e haremit te Jales do perfundojne te hequra dhe do shkojne per skrap sepse jane dhene ne kushte te nje demence te theksuar mendore nga spiuni Agush askush kokeducja kur ishte ne delir ne qiellin e 7 te pasi i futi duart ne fyt rojes fakir te partickes fantazme frd te te papunit Sali Shehu njeriu me i paafte ne politike qe nuk mori asnje vote ne zgjedhjet 2021.

                          Lini një Përgjigje