A do të merren të pandehur çifti Meta-Kryemadhi? SPAK me ritme “breshke”, pret prej muajsh letër-porosi nga jashtë

3 Dhjetor 2022, 09:21Politika TEMA

A do të merren të pandehur çifti Meta-Kryemadhi? SPAK me ritme

SPAK nuk do t’i thërrasë çiftin Meta derisa autoritetet e huaja t’u përgjigjen për ç’ka Prokurorët e Posaçëm kërkojnë, si mbi dyshimet për lobimin 700 mijë dollarësh, ashtu edhe për trajtimet estetike të familjes.

Zyrtarisht grupi i hetimit i tha Top Channel se prokurorët në Tiranë prej shtatorit janë në pritje të 5 letërporosive dhe sipas grupeve të investigimit, kjo është arsyeja se përse hetimet kanë ngecur duke mos vepruar me thirrjen e dy politikanëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Njëri, ish-president dhe aktualisht kreu i Partisë së Lirisë dhe e dyta bashkëshortja e tij, deputete në këtë parti.

Megjithë letërporositë e SPAK dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austri, Itali, San Marino dhe Qipro, një tjetër dosje që nuk është bashkuar me këto çështje po shoqërohet ne sekuestrime shkresore pas denoncimit të gazetarit Doçi për kompaninë koncensionare, e cila kishte monopolin e kolaudimit të mjeteve në Shqipëri dhe që sërish dyshohet për afera.

Hetimet në të gjitha rastet po kryhen për korrupsion dhe pastrim parash. Por deri më tani, përpos kallëzuesve, ish-deputetit Halit Valteri, avokatit Idajet Beqiri dhe gazetarit Adriatik Doçi gazetar, askush tjetër nuk e ka kaluar pragun e SPAK dhe ende nuk është thirrur për t’u pyetur. Meta u vu në shënjestrën e SPAK në qershor kur ish-deputeti Valteri dorëzoi prova që vinin në diskutim penal kontratën me një kompani guaskë për të lobuar fotografimin me presidentin Donald Trump.

Për pak kohë teksa po përfundonte mandatin e presidencës, kallëzimi tjetër erdhi nga Beqiri njëherazi edhe kreu i Partisë Uniteti Kombëtar që kishte në fokus zonjën Kryemadhi. Denoncuesi kërkoi hetime mbas akuzës se shpenzuan gati 280 mijë euro për trajtime estetik. Për këtë, avokati Beqiri i referohet edhe një transferte, datë 4 qershor 2018 të kryer nga një llogari anonime nga një bankë në Qipro.

17 Komente

  1. O
    O ilir o spiun,o ilir o spiun

    keto jane zvarritje te qellimeshme te spakut te deshtuar e te korruptuar. drejtesi ka vetem per fukaran qe e rrasin brenda pa zvarritje

    1. H
      Himarioti

      Krapi i Shkodrës, A. Kraja, nuk ka ndërmend të godasë asnjë titullar të krimit në krahun e djathtë politik dhe Ilir Metën. Jo vetëm kaq por, po i mbyll dosjet e krimit dhe kriminelëve. që të mos hapen më.

      1. k
        k

        Spak lufton bandat mafjoze rivale të korruptuarve non grata të metes dhe berishës .

        1. s
          sapa

          Kur do merret Kraja i pandehur per moskryerje detyre?

          1. z
            ziguri

            SPAK na doli KAK, marin rroga maramendese dhe tallin b*then,harram i paci....

            1. 1
              1

              O njerez kaq ishte SPAK ka deshtuar qekur Saliu del e tallet me ta e i emerton kaps i partise.Ata dhiten nga saliu qe eshte plak jo me nga iliri qe ka fuqi e u bertet.Lerini te meren me 10 mijshat e policve

              1. p
                popull

                Po qe se ky Llalla nr 2 ka vile ne gjirin e Lalzit as mos prisni rezultate prej tij

                1. a
                  alphade

                  Leter Porosi nga Jasht ?! “S’jane shkaqe por sebepe, turpin e paci per vet “ ! Keshtu kendohet kenga LABE ! Edhe per Sali Monstren, i “ndjeri” qe tash po le kolltukun e SPAK-Ut, ketkonte prova nga SHBA sikur ky race e ndyre te kishte je- tuar ne qenefet e Shqiperise dhe te mos kishte marre vesht gjemat e perbindeshit te Vicidolit ! Ky eshte nje sabotim i Hapur I Reformes ne Drejtesi dhe per kete e shume krime te tjera, Arben Kraja sebashku me Berishen dhe Meten urgjentisht te hetohen e te cohen para Drejtesise ! Por kete nuk mund t’a beje asnje shqiptar me pushtet por vecse nje fuqi nderkom be- tare, SHBA ne radhe te pare e mbi te gjitha ! Duhen vetem 100 marinsa amerikane qe t’a kapin prej “zheles” Bin La Deni shqiptar, kurse nokajt, tritanpreshet , paloqet , bylyket etj. trimoshet e sotem do fillojne te pshurren neper poturet…..Do largohen si djalli nga temiani …..:.:!

                  1. M
                    Martin

                    Pa u spastruar SPAK nga Arben Plehu kryehajduti i Floririt Shqiptar nuk do te pastrohet nga sistemi i Drejtesise.

                    1. L
                      LIRIA

                      Gezuar reformen ne drejtesi Shqiperi, qe te servisi i huaji. Gjithmone kur ke degjuar te huajin demi ka qene i madh per shqiptaret. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. SPAK u krijua per te mashtruar shqiptaret. Kjo dihej qe kur ne krye u zgjodh nje shkodran, tra la la. Shqiperi mos prit nga i huaji, historikisht thika pas shpine te eshte nguluar.

                      1. s
                        sopiqoti

                        CIFTI "M E T A "nje surugato ne po;itik.Nuk ke nga te fillosh "injorancen e tyre dhe paaftesine per te kontibuar ne zhvillimin me tej te shoqerise shqiptare.

                        1. L
                          Like Krimineli

                          Presim Drejtesi nga "Asqeret" e Like Floririt????????????Bej tumin qe ta Haje Meta me Moniken.. po kur ky Kurva Meta Flete:"Rama ka kapur Shtetin"?????????Po kush eshte Shteti??Bastarde i ndyre Like Floriri??Like Kasseta e Dritan Priftiti??Like Scrapi??Likja qe u jepte Zezeakeve Pasaporta Shqipetare??Qe i jepte nje Mashtrusi Pakistanes Pasaporte Shqipetare...FAKTE KA SA TE DUASH..por ato nuk duan ti shohin SPAKU-spurdhaku...lol

                          1. T
                            TURIEMIGR

                            MBAS VDEKJES

                            1. a
                              alphade

                              Shikoni fotografine e “trinitetit”: Meta-Mona-Kraja dhe nxirrni vete konkluzio- net ! Vetem qorrat e horrat i verbohet llogjika……!!!

                              1. X
                                Xhuliano

                                Meta, mona, berisha do bëjnë qefë,sa kraja nuk do meret i pandehur për mos kryerje hetimesh dhe zvarritje procesesh. Si kraja dhe Llalla shërbejnë si kamikazë të berishës dhe metës në stë institucion. Kush nuk e di e kish nuk i ka parë, që edhe netët e dimrit i kalonin bashkë, ku piketonin se kë do kishin viktimën e rradhës për tu shantazhuar pse jo dhe për ta qëruar. Asnjë hetim nuk u bë për Llallën për mbylljen e dosjeve të disa vrasësve, ku në bashkëpunim me zeqine sallaku e gjin e gjona, vranë për së dyti të vrarët nga kriminelet. Qëndrimi i krajës dhe zgjedhja e tij në krye të SPAK, jo vetëm nuk bëri punën, por ka çorientuar krejt zinxhirin e hetimeve, duke dekonspiruar puna për sekretin e proçesit. Ishte Llalla, është Llalla 2 me pseudonimin kraja, ku shum pak nga lidhjet e tyre u shkarkuan por nuk u dënuan nga vetingu.

                                1. H
                                  HISTORIA

                                  Pa u permbysur partite politike qe kemi sot ne pozite dh opozite me kuc e me mac pa dale nje Force politike qe te shtetezoje pasurite e grabitura ketij populli te pergjumbur SHQIPERIA DHE SHQIPTARET do te vuajne moralisht dhe materjalisht. dhe do te marri rruget e BOTES

                                  1. H
                                    HISTORIA

                                    Pa u permbysur partite politike qe kemi sot ne pozite dh opozite me kuc e me mac pa dale nje Force politike qe te shtetezoje pasurite e grabitura ketij populli te pergjumbur SHQIPERIA DHE SHQIPTARET do te vuajne moralisht dhe materjalisht. dhe do te marri rruget e BOTES

                                    Lini një Përgjigje