
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda në një intervistë të postuar nga gazeta gjermane Bild ka kritikuar ashpër si kancelarin gjerman Olaf Scholz ashtu edhe presidentin francez Emmanuel Macron për bisedat e tyre telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan The Guardian. Ai e krahasoi situatën me Luftën e Dytë Botërore.
“A foli dikush kështu me Adolf Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore? A tha dikush që Adolf Hitleri duhet të shpëtojë veten? Që ne duhet të veprojmë në atë mënyrë që të mos jetë poshtëruese për Adolf Hitlerin? Nuk kam dëgjuar asgjë të tillë”, tha Duda.
Në një telefonatë të përbashkët me Putinin më 28 maj, Scholz dhe Macron i kërkuan atij të linte të lirë ushtarët e kapur në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit dhe të bisedonte me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Rikujtojmë se Macron gjatë fundjavës tha se Perëndimi nuk duhej të poshtëronte Rusinë dhe se duhej të gjenin një rrugëdalje diplomatike.
E njohim mire dashurine Polake per Rusine. Kthejini pak Gjermanise veriun tuaj ju palaço pastaj hajdeni te jepni mend. Mos harroni qe jeni ne Evrope thjesht si garancia amerikane per nje Evrope antiruse
Yyyyyyyyyt njerez me karakter Kurvash . Keshtu kan qen gjithe Historise kta nga fryn era
Polaket jane njerez punetore , te perkushtuar, dhe kane vuajtur gjate gjithe historise pavaresisht sa i kane dhene Europes, Ruset dhe gjermanet i kane masakruar e prape kane mbijetuar e jane ngritur, keshtu qe mos llapni kot ju injorante qe dini vec te vrisni kohen duke derdhur injorancen tuaj online
Po çfare i kane dhene Evropes moj Mira qe kujton se di me shume nga te tjeret?