Zelensky: Lufta në Severodonetsk vendos fatin e Ukrainës lindore

9 Qershor 2022, 09:11Bota TEMA

Zelensky: Lufta në Severodonetsk vendos fatin e Ukrainës lindore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mendon se lufta me forcat ruse në Severodonetsk mund të vendosë fatin e Ukrainës lindore, dhe veçanërisht rajonit të Donbasit.

“Në shumë aspekte, fati i Donbasit po vendoset atje”,tha Zelenskyy duke komentuar luftimet e ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.


Ai theksoi se ushtria e Ukrainës po u shkakton humbje të mëdha palës armike.

Por Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai, tha se forcat speciale ukrainase janë tërhequr në periferi pasi Rusia filloi të “rrafshonte zonën me bombardime dhe sulme ajrore”.

“Nuk mund të thuhet që rusët po kontrollojnë plotësisht qytetin. Forcat tona kontrollojnë periferinë e qytetit”, vijoi ai.

i

Lini një Përgjigje