Presidenti ukrainas: Situatë shumë e vështirë, Rusia po rrit sulmet në rajonin e Luhanskut

22 Qershor 2022, 13:32Bota TEMA

Presidenti ukrainas: Situatë shumë e vështirë, Rusia po rrit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të martën se situata ushtarake në rajonin lindor të Luhanskut ishte shumë e vështirë pasi Rusia ka shtuar përpjekjet për të dëbuar trupat ukrainase nga zonat kryesore, sipas skynews.

“Falë manovrave taktike, ushtria ukrainase po forcon mbrojtjen e saj në rajonin e Luhanskut. Ky është me të vërtetë fushëbeteja më e vështirë. Pushtuesit po bëjnë gjithashtu presion të fuqishëm në drejtim të Donetsk,” tha ai.

Provincat Luhansk dhe Donetsk njihen së bashku si Donbas, ku separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar  me forcat ukrainase që nga viti 2014 pasi Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina.


“Dhe po aq masivisht sa po luftojmë për një vendim pozitiv nga Bashkimi Europian për statusin e kandidatit të Ukrainës, ne po luftojmë gjithashtu çdo ditë për armatimin modern”, tha Zelensky.

“Ne nuk heqim dorë për asnjë ditë,” shtoi ai, duke u kërkuar atyre që mbështesin vendin e tij të përshpejtojnë dërgesat e armëve”.

Lini një Përgjigje