Kryeministri i Groenlandës ka deklaruar se popullsia dhe autoritetet vendase duhet të fillojnë të përgatiten për një mundësi të pushtimit ushtarak, ndërsa Presidenti Donald Trump vazhdon të bëjë kërcënime për marrjen e territorit.
“Nuk duket e mundur që të ketë një konflikt ushtarak, megjithatë mund të përjashtohet plotësisht si mundësi”, tha kryeministri Jens‑Frederik Nielsen gjatë një konference për shtyp sot, 20 janar.
“Qeveria e Groenlandës do të krijojë një grup pune me përfaqësues nga autoritetet vendore për t’i ndihmuar njerëzit të përgatiten për çdo situatë të jashtëzakonshme në jetën e përditshme“, tha Nielsen.
Po përgatiten edhe udhëzime të reja, përfshirë një rekomandim që banorët të mbajnë ushqime rreth 5 ditë në shtëpitë e tyre.
Trump ka thënë se ai ka nevojë ta zotërojë Groenlandën për arsye sigurie, dhe më herët ka postuar një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale ku ai duket duke vënë flamurin amerikan në ishull.
Groenlanda, me një popullsi rreth 57 mijë banorë, është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por ka qeverinë e vet që mbikëqyr shumicën e çështjeve të brendshme, përjashtuar mbrojtjen dhe politikën e jashtme.
Danimarka së fundmi ka dërguar trupa shtesë në Groenlandë për të forcuar mbrojtjen në Arktik.
Në konferencën e njëjtë, Mute B. Egede, ministri i financave dhe ish‑udhëheqësi i ishullit, tha se Groenlanda ndodhet “nën shumë presion” dhe “duhet të jetë gati për të gjitha skenarët”.
Te ishit popull tamam nuk rrinit akoma koloni me danezet ju. Tani ne ato grupet tuaja te punes, me mire merrni masa t'i sherbeni pronarit te ri per 800 vite te tjera.
Groenlanda per pak kohe do jete nje nga yjet ne flamurin amerikan, sapo u degjoi se Rusia deklaroi se Groenlanda nuk i perket Danimarkes!
Palluqja e Amerikes do fuse boten ne lufte se nuk mori cmimin Nobel. I shkare nga trute e kokes.
Vetem para pak oresh, Rusia deklaroi se Groenlanda nuk i perket Danimarkes ...
Esht me afer Kanadase se Danimarkes.
edhe ?
56 mije banore me qeveri dhe kryeminister ?????!!!!!!, i bie qe te gjithe banoret te punojne ne shtet, nga roje, nepunes, ne bashki n.q.s. ka e me rradhe. Po cfare pushtimi me ushtri do te bej Trump, per kater slita me qen qe transportojne 12 roje ushtare te Greenlandes. Zoti Trump kur te aneksosh Greenlanden qe eshte puune ditesh, qente hypi ne slite dhe rojet vendosi per te terhequr slitat.
Cfare te drejte ka Danimarka mbi kete ishull, vecse faktit se e ka pushtuar dikur me lufte dhe e ka bere koloni te sajen. Njesoj sic e kishte dikur Anglia Ameriken, qe kete vit SHBA feston 250 vjetorin e pamvarsise, njesoj sic i kishte Spanja vendet spnjisht folese, njesoj sic e kishte Portugalia Brazilin. Ka ardhur koha qe ajo ndarje qysh ne mesjete te ndryshoje edhe ketu .
pusho injorant kafenesh
Nuk te pelqeu e verteta? Groelandezet nuk jane daneze, kete e di edhe gomari jot i kafenese.