Putin e quan “serioz” planin e SHBA-ve për të kontrolluar Groenlandën

27 Mars 2025, 19:30Bota TEMA
Putin e quan “serioz” planin e SHBA-ve për të kontrolluar

Rusia i konsideron planet e SHBA-ve për të aneksuar Groenlandën “serioze” dhe shqetësohet se Perëndimi mund të përdorë Arktikun si trampolinë për konfliktet e ardhshme, tha të enjten presidenti rus Vladimir Putin.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kërkuar të marrë kontrollin e ishullit autonom danez që nga marrja e detyrës në janar, duke thënë se Washington-i duhet ta ketë atë për “sigurinë ndërkombëtare”.

“Është gabim trashanik që të mendosh se ky është një diskutim ekstravagant nga administrata e re amerikane. Nuk është asgjë e tillë”, tha Putin në një forum për Arktikun në qytetin verior të Murmansk-ut.

“Ne po flasim për plane serioze nga pala amerikane në lidhje me Groenlandën. Këto plane kanë rrënjë historike të kahershme”, shtoi ai.

Ai zbuloi ndërkaq Rusia nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në çështjen e pronësisë së Groenlandës, por Moska ishte e shqetësuar se “vendet e NATO-s, në përgjithësi, po e përcaktojnë gjithnjë e më shumë veriun e largët si trampolinë për konflikte të mundshme”.

Groenlanda, e cila po kërkon pavarësinë nga Danimarka, është tashmë shtëpia e një baze ushtarake amerikane, të cilën zëvendës presidenti i SHBA-ve JD Vance do ta vizitojë të premten.

Ishulli ndodhet në mënyrë strategjike midis Amerikës së Veriut dhe Evropës në një kohë të rritjes së interesit të SHBA-ve, Kinës dhe Rusisë në Arktik, ku korsitë detare janë hapur për shkak të ndryshimeve klimatike.

1 Komente

  1. V
    Vrojtuesi.

    Putini eshte nje lojtar i mire shahu. Trampi i beri leshime ne rastin e Ukraines dhe nuk e dhjeu plotesisht me mut duke menduar qe edhe Putini nuk do e dhjese plotesisht me mut Ameriken ne planet e saj. Me sa duket llogarite jane bere gabim nga Trampi sepse mendon qe edhe Putini eshte nje "xhentelmen" si Trampi dhe harron se Putini eshte thjeshte nje dhelper e Alaskes....Loja vazhdon...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje