Putin “syrgjynos” priftin që kreu shërbimin përkujtimor në varrimin e Navalny

24 Prill 2024, 10:26Bota TEMA
Putin “syrgjynos” priftin që kreu shërbimin

Prifti ortodoks rus që kreu shërbimin përkujtimor për liderin e ndjerë të opozitës Alexei Navalny në mars është pezulluar për tre vjet nga detyrat klerikale.

Vendimin e njoftoi Dioqeza e Kishës Ortodokse ruse në Moskë. Në një deklaratë të publikuar dje, dioqeza nuk dha një arsye për dënimin, i cili ndalon priftin Dmitry Safronov të japë bekime, të mbajë mesha dhe të mbajë kryqin priftëror deri në vitin 2027.

Safronov u transferua gjithashtu në një kishë tjetër në Moskë për të kryer detyrat e kantorit.

Në fund të periudhës së pendimit, në varësi të respektimit dhe bindjes, do të merret një vendim për mundësinë e shërbimit të mëtejshëm meshtarak”, thuhet në deklaratën e dioqezës.

Më 26 mars, Safronov mbajti një shërbim përkujtimor për Navalny, ku morën pjesë mijëra njerëz. Alexei Navalny ishte kritiku më i ashpër i Vladimir Putin  brenda Rusisë dhe vdiq në shkurt në moshën 47-vjeçare në një burg të Arktikut.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    nuk është ndnonjë gjë e madhe?!përfytyroni që ky të kishte filluar të xhonglonte me granata në dhomën e tij të fjetjes,të përpiqej të kacavirrej në kupolën e kishës së tij me duar e këmbë të lyera me graso!!të shkosh në një famulli tjetër nuk është gjë e rëndë,majfton që të mos ngjitet shkallëve dhe të rrijë gjithnjë në katin përdhesës dhe të mos kalojë anës mureve!!

    Lini një Përgjigje