Pyetet se kush duhet të jetë Papa i ri, Trump: Do të doja të isha unë!

30 Prill 2025, 13:00Bota TEMA
Pyetet se kush duhet të jetë Papa i ri, Trump: Do të doja të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë me nota humori lidhur me pasuesin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 88-vjeçare.

Trump u pyet nga gazetarët nëse kishte një preferencë se kush duhet të merrte drejtimin e Selisë së Shenjtë. Edhe pse nuk dha një emër të preferuar mes kardinalëve të mundshëm, ai vlerësoi kardinalët amerikanë në garë.

“Do të doja të isha Papa. Kjo do të ishte zgjedhja ime numër një,” tha Trump gjatë një deklarate për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë.

Edhe pse me nota të qarta ironike, Trump nuk përjashtoi interesin për zhvillimet në Vatikan, duke përmendur kardinalin Timothy Dolan nga New Yorku si një figurë të denjë, ndonëse ai nuk shihet si një kandidat i mundshëm për kreun e Kishës Katolike.

Në mesin e kandidatëve të përfolur ndodhet një tjetër amerikan, kardinali Joseph Tobin nga Newark, por deri më sot, asnjë amerikan nuk është zgjedhur Papë.

Trump, së bashku me bashkëshorten e tij Melania, mori pjesë në ceremoninë mortore në Vatikan, ndërkohë që marrëdhëniet e tij me Papa Françeskun kanë qenë të tensionuara gjatë kohës së presidencës së tij, kryesisht për shkak të dallimeve në qëndrimet mbi emigracionin dhe çështjet sociale.

Pritet që rreth 135 kardinalë të mblidhen më 7 maj në konklavën e mbyllur për të zgjedhur Papën e ri.

Procesi, që zhvillohet me dyer të mbyllura në Kapelën Sistine, do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Selisë së Shenjtë.

11 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    Ti duhet te jesh o gjigand sepse vetem ti mendon per njerezimin, ti je i derguari i perendise ne toke, pa ty me siguri qe do te ndodhe nje apokalyps ne token tone.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vishja kot

      I madh dhe karagjos je or Muc Xhepisti,

      Përgjigjjuni
      1. p
        prec Ulaj

        Kardinalet Amerikane nuk kane asnje force ne Vatikan. Europa nuk ja leshon kurre postin nje kardinali Amerikan.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Trump ka te drejte

        Nder te paktat xhevahire te ztrump, por vertet qe Trump meriton te behet Pape, por me nje ushtri madheshtore qe te ruaje edhe paqen ne Bote.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dauti

          Prap ti o trap?

          Përgjigjjuni
        2. H
          Hajri Mustafai

          Ky duhet te zgjedhi se i beri lemsh. O biri i perendise, o Zeus o Pape.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Make America Garbage Again

            Po pse mor zotni, ke ndonjë kundërshtim ti që Trampi të jetë edhe Zeus edhe Promete edhe Zarathustra edhe Moisi edhe Jezu Krisht edhe Muhamet edhe Perëndi edhe Bir i Perëndisë edhe i Dërguar i Perëndisë edhe Shërbëtor i Perëndisë edhe Papë edhe President edhe Mbret edhe Perandor edhe Çezar edhe Fyhrer? Të gjitha i meriton.

            Përgjigjjuni
          2. G
            Golden age

            Nuk e ka per humor e ka seriozisht idjoti, po e le namin topa topa, me keq se Joe bebelina

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vikja

              Edhe tek Vatikani do te fusesh hundet o Trap???? Enough is enough!!!!!! Lol…,

              Përgjigjjuni
              1. P
                Popull i thjeshte

                Presidento -Karagjozi , qe po argeton njerezit me "perlat" qe nxjerr nga goja. Te pakten do te kujtohet gjate ne klubet e humorit.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eli

                  Do ishe papa i pare idiot o Trap-m

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje