Raketa në tokën polake, NATO: Jo ruse, por për faj të Rusisë!

16 Nëntor 2022, 15:42Bota TEMA

 

Raketa në tokën polake, NATO: Jo ruse, por për faj të

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka folur për rënien e një rakete në një fshat në Poloni, ku humbën jetën dy persona.

“Hetimi për ngjarjen është në vazhdim, por nuk kemi asnjë indikacion se ky është një sulm i qëllimshëm apo se Rusia po përgatit veprime ushtarake kundër NATO-s. Hetimi paraprak tregoi se ndoshta janë raketa ukrainase që janë kapur nga ato ruse. Por unë dua të them, për të qenë i qartë, se ky nuk është faji i Ukrainës. Rusia mban fajin pr nisjen e pushtimit. Ne shprehim solidaritetin me aleatin tonë Poloninë. Rusia duhet t’i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë”, tha Stoltenberg.

“Unë fola me Duda-n(presidentin polak) dhe Biden. Ne ramë dakord se duhet të vazhdojmë të monitorojmë me kujdes situatën. NATO mbetet e bashkuar dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur aleatët tanë. Ne morëm vendime të rëndësishme në samitin në Madrid për të rritur praninë në blloku lindor i Aleancës”, tha ai.

Ai shtoi se incidenti i djeshëm tregon se lufta në Ukrainë vazhdon të krijojë situata të rrezikshme.

“Rusia nisi një valë sulmesh të reja në qytetet e Ukrainës, duke synuar objektiva civilë dhe kjo në vetvete është një situatë e rrezikshme. Pasojat mund të ndihen edhe në territorin e NATO-s”, iu përgjigj Stoltenberg pyetjes së një gazetari.

“Ne nuk kemi asnjë indikacion se ky ishte një sulm i qëllimshëm ose se Rusia po planifikon një luftë kundër NATO-s dhe aleatëve tanë,” përsëriti Stoltenberg.

“Incidenti megjithatë tregon se nevojitet monitorim i detajuar”, shtoi ai.

4 Komente

  1. E
    Edkari

    Pergjigje brilante nga NATO-ja. Fajin e ka Saliu.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardha

      Cfare jane keto iditizma

      Përgjigjjuni
      1. T
        TURIEMIGR

        KA SHUME TE NGJARE TE JETE PROVOKIM NGA UKRAINA PER TE FUTUR NATON NE VALLE

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ndue

          Patjeter por nuk ha lehte genjeshtrat e sharlatanit

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje