Raporti i BE-së: Rritet rreziku për terrorist nga Irani, Afganistani dhe Rusia

15 Maj 2026, 21:45Bota TEMA
Raporti i BE-së: Rritet rreziku për terrorist nga Irani, Afganistani

Një vlerësim për kërcënim i Bashkimit Evropian, sipas Radio Evropa e Lirë, paralajmëron se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm “paraqesin kërcënim të madh për BE-në”, duke përmendur rreziqet e rritura nga Afganistani dhe Irani, por edhe efektet negative që dalin nga lufta në Ukrainë.

Niveli i kërcënimit në BE, sipas vlerësimit, “mbetet i lartë”, me “terrorizmin islamist/xhihadist” që vazhdon të jetë shqetësimi më i madh. Ky vlerësim i bën jehonë një vlerësimi të EUROPOL-it – agjencisë për zbatimin e ligjit të bllokut evropian – që në mars e përshkroi kërcënimin nga terrorizmi si “akut”.

Dokumenti prej 23-faqesh – që është përgatitur nga Këshilli i BE-së, i cili përfaqëson qeveritë e 27 vendeve anëtare të bllokut – kryesisht mbulon zhvillimet dhe trendët nga viti 2025, në vend se kërcënimet që janë të lidhura me luftën aktuale në Iran.

Pavarësisht kësaj, vlerësimi prapë se prapë paralajmëron se “përshkallëzimi” në Iran ka rritur “shqetësime shtesë, sikurse mundësia e aktivizimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve apo celulave të fjetura për të kryer sulme hakmarrëse terroriste brenda Evropës”, veçmas në shtete “me popullsi të madhe apo të konsiderueshme hebraike dhe komunitete myslimane”.

Në Afganistan, ky vlerësim, që ka rrjedhur në media, paralajmëron se Shteti Islamik-Korasan, një degë rajonale e grupit ekstremist, është “një prej kërcënimeve kryesore të jashtme” ndaj kontinentit, duke shtuar se grupi “vazhdon të jetë aktiv, përfshirë përmes përhapjes së propagandës online, duke shënjestruar veçmas të rinjtë”.

3 Komente

  1. F
    Fshatari

    Natyrisht qe do te ritet rreziku nga terroristet anti Prendimore kur ke 1/4 te popullsise te ardhur nga vende qe praktikojne kete terorizem. Prit prit se nuk keni pare azgje akoma. Ate qe vendet e Afrikes e Lindjes se Mesme nuk e bene dot me ushtri ne Mesjete e bene sot me emigraicion dhe vetvrasjen e Evropianve.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mondi Vlore

      O fshatar qe ngele fshatar! Nuk erdhen nga lindja e mesme ne mesjete ne drejtim te evropit ishin kryqwtaret qe shkuan ne lindjen e mesme dhe afrike me vone! Te paret fjoja ne emer te krishtit, te tjeret ne emer te qyteterimit, por e verteta eshte se shkuan pwr te grabitur dhe masakruar popullsine! Lezo ndonje rreshte o "fshatare" se nuk te bene dëm!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Samijameshamija

      Rritet rreziku terrorist nga Irani, Afganistani dhe Albanistani!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje