Revoltë në një burg italian, 30 të burgosur mbyllen në një dhomë

24 Nëntor 2023, 19:50Bota TEMA
Revoltë në një burg italian, 30 të burgosur mbyllen në

Të dënuarit e burgut të Malaspina në Caltanissetta në Itali kanë nisur një protestë pasditen e së premtes, e cila ka ngritur në këmbë autoritetet.

Rreth tridhjetë të burgosur u barrikaduan në repartin e institucionit të vuajtjes së dënimit dhe deklarojnë se do të qëndrojnë aty deri në plotësimin e kërkesave.

Duket se të dënuarit po protestojnë për kushtet brenda burgut. Policia dhe patrullat e Karabinierëve kanë ndërhyrë për të mbështetur punonjësit e policisë së burgjeve.

Sipas mediave italiane, Prokuroria gjithashtu është e pranishme në vendngjarje, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar.

Lini një Përgjigje