Pushtuesit rusë po kryejnë mobilizim të fshehtë në Mariupol duke u ofruar burrave punë në një kompani sigurie. Kështu ka thënë Petro Andriushchenko, këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit në një mesazh në Telegram.
“Pushtuesit po përdorin shpikje të reja për të siguruar mobilizimin e fshehtë në Mariupol. Aktualisht, ata po e bëjnë këtë nëpërmjet ‘punësimit në një kompani sigurie’.
Ofertat dhe lajmërimet u shfaqën në të gjithë qytetin. Megjithatë, askush nuk u thotë burrave se do t’u duhet të ruajnë llogoret në vijën e parë”, shkruan Andriushchenko.
Shume lajm kot. Vetem propagante ukrainase per perendimin. E paska thene keshilltari i kryebashkiakut qe po rrojne ne Kiev se ne Mariupol nuk kane shanse te jene Te dy jane qeveritare te kievit Nuk e dine akoma keta qe aty jane mbi 80% rusofone